Publikuar me datën: Wed, Jun 30th, 2010

Dell përjashton opsionin e ndarjes dhe modelin e Qipros për Kosovën

Mitrovicë, 30 qershor – Ambasadori amerikan në Kosovë,  Christofer Dell ka akuzuar Beogradin zyrtar se me veprimet  e tyre nuk po lejojnë që popullata në veri të ketë qasje në drejtësi.
 Diplomati amerikan  i ka bërë këto komente në një bisedë me Radio Kontakt Plusin, në veri të Mitrovicës , por ka thënë se  po bëhët presion mbi Beogradin dhe shpreson se së shpejti do hapen gjykatat në veri. Ai ka përjashtuar opsionin e ndarjes si dhe modelin e Qipros për Kosovë.
 “Çështja e statusit dhe sovranitetit është një gjë, por në qoftë se për këto gjëra nuk u lejohet qytetarëve qasje në drejtësi dhe nga çështjet më të zakonshme  vie deri te çështja e sovranitetit, mendoj se  është koha të thuhet mjaft”, është cituar të ketë thënë Dell.
Ai ka thënë se do të ketë presion mbi Beogradin  që në pjesën veriore të Mitrovicës gjykata të punoi me kapacitet të plotë.
“Ne kemi  dhe vazhdojmë  të kemi dialogu me qeveritaret në Beograd  që të tejkalohet problemi I gjykatës në Mitrovicë  dhe që çështja të shikohet si praktike” ka thënë Dell.
Në gjykatën e Qarkut në veri  të Mitrovicës aktualisht punojnë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë  të EULEX-it të gjyqësorit, ndërsa që ishte paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm  do të fillojnë të punojnë edhe nga dy gjykatës serb dhe shqiptarë .
Në anë tjetër ditë më parë, Oliver Ivanoviqi, sekretari  i Shtetit në Ministrinë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërcënuar me destabilizim të situatës në Mitrovicë nëse ndodhë kthimi i nga  dy gjykatësve shqiptarë dhe serb në objektin e Gjykatës së Qarkut në veri, siç ishte paralajmruar.
 Diplomati amerikan Dell ka thënë se Beogradit zyrtar  shumë kryeqytete të BE-së në mënyrë të qartë i kanë bërë të ditur  se BE-ja nuk do pranojë Qipron si një model për Kosovën  dhe se në mars kjo i  është bërë e ditur   edhe gjatë vizitës së ministrit të jashtëm francez, Bernard Kouchner,  në Serbi.
 “Nuk do të mbështetet asnjë ndarje apo modelet të cilat ndikojnë në integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë  diplomati amerikan.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close