Publikuar me datën: Mon, Dec 20th, 2010

Del Ponte: NATO ishte aleate e UÇK-së

Bernë, 20 dhjetor – Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, i ka deklruar një gazete zvicerane se NATO ishte aleate e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “L Tamp”, ajo ka komentuar raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, mbi trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë, me të cilin ai apostrofon si krye të grupit, Hashim Thaçin.

“Jam mirënjohës Këshillit të Evropës dhe Dick Martyt që kanë çuar më tej dyshimet rreth tregtisë me organe, dhe kanë publikuar informacione që nuk i kemi pasur. Misioni i EULEX-it ka baza të shkojë përpara”, ka thënë Del Ponte. E pyetur se çfarë dëshmish ka pasur Tribunali, Del Ponte ka thënë se Tribunali “kishte tregimin e personave që kanë transportuar të burgosurit nga një vend i mbajtjes rob në vendin tjetër dhe deri në një spital” dhe “se ato ishin dëshmi shumë të rënda”,

“Po ashtu e dinim se ka pasur gropa të përbashkëta të Shqipëri, ku ndoshta do të mund të gjenim trupa, të cilave iu mungonin organet”, ka sqaruar ajo.

Del Ponte ka thënë se Tribunali ka hetuar rastet e 400 të të zhdukurve dhe se kanë pasur shenja, sipas të cilave, një grup i vogël i atyre personave, nja 10 sish, të ketë qenë viktima të tregtisë me organe.

“Por, dëshmitarët kanë qenë të frikësuar dhe kanë refuzuar të përsërisin rrëfimet e tyre para Tribunalit të Hagës. Shenjat e krimit ndodheshin në Shqipëri dhe autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bëhen hetime, duke thënë se këtë tashmë e kishin bërë, por pa sukses. Ato ngjarje kanë ndodhur gjatë verës së vitit 1999, pas luftës. Në këtë kohë, dyshohej në ekspertizën e Tribunalit të Hagës. UNMIK-u mund të merrej me hetime, por këtë nuk e bëri”, ka thënë Del Ponte.

Ajo ka shtuar se në atë kohë Tribunali punonte në kushte shumë të vështira.

“Kemi hetuar shumë krime kundër njerëzimit. Ne nuk e kishim mbështetjen e NATO-s, meqë ajo ishte aleate e UÇK-së. UNMIK-u nuk na jepte dokumentacionin që kishim nevojë. Ky ishte një problem i madh”, ka theksuar Del Ponte.

Ish kryeprokurorja e Hagës, Carla Del Ponte, ka shkruar librin “Gjuetia”, në të cilin jep të dhëna mbi tregtinë me organe të civilëve serbë të vrarë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close