Publikuar me datën: Mon, Jan 17th, 2011

Dashuria e Lejlës dhe Mexhnunit

Dashuria e Lejlës dhe Mexhnunit

Simbolika e rrëfimit përmes titullit dhe asaj që do të pason më poshtë në vetë artikullin, paraqet një dashuri të jashtëzakonshme në të njejtën kohë edhe të pakuptueshme për të tjerët. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohërat më të herëshme, në lindjen e mesme më konkretisht në Bagdad, në një shtet me regjim mbretërorë të mos themi diktatorial. Të themi diçka reth personazhëve kryesorë të kësaj përalle, që akoma janë dhe do mbeten sinonim i një dashurie jo të rëndomtë. Meqë personazhë kryesorë janë dy; Lejla dhe Mexhnuni, nuk mund të anashkalohet edhe roli i Mbretit, i cili pasi dëgjoi se Mexhnuni kishte braktisur shoqërinë dhe ishte zhvendosur në shkretëtirë, urdhëroi ta sillnin atë, në oborin mbretërorë. Për të mos e zgjatur më shumë, brenga e Mexhnunit dhe preokupim parësorë ishte bukuria e Lejlës, që gjithnjë sipas rrëfimit të tij, e detyroi mbretin që të urdhërojë ushtarët që edhe atë ta sillnin para tij. Në befasi të mbretit Lejla s’ishte aspak e bukur, madje atë e nënvlerësoi duke e krahasuar me shërbetoret e tij. Mexhnuni ia lexoi mendimin mbretit dhe i tha; O mbret duhesh që bukurinë dhe shkëlqimin e Lejlës ta shohësh me sytë e mi. Duhesh të keshë sytë e Mexhnunit që fshehtësia e bukurisë së Lejlës të shpaloset. Rasti Maqedonia dhe rrethanat politico-shoqërore, që mbizotërojnë aktualisht, kësaj përalle i japin jetë dhe e bëjnë atë të frymojë në mesin tonë. Të gjitha elementet shoqëruese të këtij rrëfimi e përbëjnë spektrin tonë gjithpërfshirës. Pa humbur kohë të theksojmë se roli i mbretit tek rrëfimi, në realitetin tonë paraqet vetë popullin, kurse dy personazhët tjerë kryesorë Lejla dhe Mexhnuni, paraqesin vetë pushtetin, me saktësisht dy palët që përbëjnë këtë pushtet. Poashtu interesante dhe që vlen të përmendet janë rrethanat ku kjo ngjarje edhe luhet, me saktësisht ngjajshmëritë e rregullimeve shtetërore si në rastin e parë poashtu edhe në atë të dytë, për nga forma nuk dallojnë shumë. Ky element e bën fare të padukshëm faktin se kjo shfaqje luhet në Bagdad apo në Shkup. Më pastaj, përskaj syrit shumë realist të mbretit gjegjësisht të popullit dhe masës kritike në përgjithësi, Mexhnuni akoma vazhdon me fiksimin e tij kundrejt bukurisë së Lejlës. Politikat qeverisëse në të gjitha rafshet e mundëshme janë të papranueshme, madje në disa raste mund të cilësohen edhe si të dëmshme për të gjithë, përveç personazhëve kryesorë, bartës të pushtetit. Si dashuri e pakuptimtë njëkohësisht si opsesion i ekzekutivit paraqitet periudha e antikuitetit dhe investimet që bëhen në këtë drejtim. Kjo dashuri e zjarrtë pas gjurmëve të të parëve, si duket shëndrohet në front për të rrënuar të ardhmen e brezave që vijnë, e që pasojat nga ky rrënim total i ndjejmë edhe ne bashkarisht, pasi jetojmë në kuadër të një përkufizimi juridik që quhet shtet. Pyetja ime besoj dhe e masës më të gjërë, do të ishte identike me atë të mbretit, se vallë çka sheh Mexhnuni në gjithë këtë situatë, çka është ajo që tejmase e impresionon atë. Në lidhëshmëri me atë është edhe projekti ,,Shkupi 2014,, projekt i cili në të gjitha anketat paraqitet si projekt jo i qëlluar, i padëshiruar, dhe se realizohet vetëm sipas tekeve të porositësit. Edhe këtë vit, përskaj një viti tejet të vështirë që lamë pas, e që pasojat i ndiejmë të gjithë, politika buxhetore në funksion të realizimit të këtij projekti akoma fiton në intenzitet, me çrast shuma të majme derdhen në bronzë dhe gips. Si situatë në të cilën poashtu vërehet dashuria kontraverze, paraqitet dshuria mes përfaqësuesve qeveritarë, përskaj faktit që kjo dashuri, për të gjithë është e papranueshme dhe e pakuptimtë, përpos për Mexhnunin, i cili sheh bukuritë e Lejlës, e që askush tjetër pos tij, se ka këtë mundësi. Madje edhe rrugëve të Bagdadit përshpëritnin njerëzit, se vallë a ia vlen njeri të çmendet pas Lejlës…Krejtësisht për fund, dashuria e Lejlës dhe Mexhnunit dhe të tilla si ajo,

fundin nuk e kanë të lumtur, madje as dhe për vetë protagonistët kryesorë. Porosia për popullin është, as mos tentoni të shpalosni bukuritë e Lejlës pasi për atë nevojiten sytë e Mexhnunit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close