Publikuar me datën: Tue, Jul 26th, 2011

DASH: Përmes dialogut të krijohen kushte pozitive

Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje që veprimi i Qeverisë së Kosovës për të marrë kontrollin e pikëkalimeve kufitare në veri të Kosovës, nuk ka qenë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të punojnë urgjentisht drejt një de-eskalimi të situatës së tanishme. SHBA-të i përshëndesin fuqishëm veprimet e KFOR-it për ta de-eskaluar situatën dhe që punuan drejt krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim KFOR-in dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë në këtë detyrë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa raporton Zëri.

Më tej thuhet se lëvizja e lirë e mallrave në mes të Serbisë dhe Kosovës duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Veprimet e njëanshme nga të dyja palët – vendosjen e njëanshme të embargos nga ana e Serbisë ndaj mallrave të Kosovës në vitin 2008, si dhe vendimi i fundit i Kosovës për masa reciprociteti pasi të dyja palët dështuan të arrijnë marrëveshje mbi normalizimin e doganave– kanë rezultuar në këtë rrugë qorre. Ne kemi besim në menaxhmentin e BE-së të përfshirë në dialog dhe kërkojmë nga të dyja palët të kthehen në tavolinën e negociatave menjëherë. Ne presim që Kosova dhe Serbia, përmes dialogut, të krijojnë kushte pozitive dhe reciproke që mundësojnë lëvizjen e lirë, si për njerëzit ashtu edhe për mallrat në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

SHBA-të u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close