‘Dardanët’ sot ‘pushtojnë’ Shkodrën

Tifozët e Përfaqësues së Kosovës ‘Dardanët’ tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen Kosovë-Kroaci.
‘Dardanët’ pritet të mbushin si asnjëherë më parë stadiumin ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës.
Tifozët e përfaqësues sonë, përmes faqes se tyre zyrtare kanë bërë më dije se sot rreth orës 13:00, do të nisen drejt Shkodrës, transmeton kp.
Shkodra në orët e pasdites pritet të vërshohet nga tifozët e Kosovës, të cilët pritet të jenë zë i fuqishëm i djemve të Kosovës në duel me kroatët të cilët favorizohen në këtë ndeshje.
‘Dardanët’ në mënyrë të organizuar nga gjitha qytet e Kosovës do të nisen drejt Shkodrës për të mbështetur përfaqësuesen tonë në njërën ndër ndeshjet më të vështira në kualifikimet e Botërorit të ardhshëm që mbahet në Rusi.