Publikuar me datën: Thu, May 6th, 2010

Dallimet mes UÇK-së së 2001-shit dhe 2010-ës!

Shkup, 6 maj – Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), e cila ka marrë përgjegjësinë për armatimin e konfiskuar nga policia maqedonase në Bllacë, afër kufirit Maqedoni–Kosovë, nuk është e njëjtë me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cila bëri luftën në vitin 2001. Dallimi mes tyre vërehet edhe në vulën me të cilën janë vulosur dokumentet.
Në komunikatën numër 1, të cilën e kishte lëshuar UÇK më 2 maj 2010, afër shqiponjës dykrenore qëndrojnë shkurtesat Sh.P. të cilat kanë domethënien e Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa në togfjalëshin e plotë të këtyre shkurtesave qëndrojnë dy yje, në fillim dhe në fund. Gjithashtu, shkurtesa UÇK qëndron në kreun e vulës dhe nën të qëndron fjalia e plotë Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Ndërkaq, në vulën zyrtare të UÇK-së të viti 2001, për rreth gjithë vulës shkruan “Ushtria Çlirimtare Kombëtare – Shtabi i Përgjithshëm”, ndërsa në brendinë e vulës qëndron emblema e UÇK-së.
Personat të cilët lëshuan komunikatën nr. 1, ku marrin përgjegjësinë për incidentin e ndodhur, duke pohuar se kanë vrarë një pjesëtar të policisë maqedonase, ende nuk kanë dalë publikisht të sqarojnë se cilat janë qëllimet e veprimeve të tyre.
Ditë më parë, BDI kishte theksuar se lideri i tyre Ali Ahmeti ka qenë dhe do të mbetet komandanti kryesor i UÇK-së.
Ndryshe, policia e Maqedonisë, duke kërkuar gjurmët nga është lëshuar komunikata nr. 1 e UÇK-së më 2 maj, ka konstatuar se ajo është adresuar nga Zvicra. MPB nuk ka dhënë detaje më të hollësishme se kush mund të qëndroj pas kësaj komunikate.
Faktori ndërkombëtar në Maqedoni është duke bërë presion te Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) që të distancohet më qartë nga grupet të cilat janë paraqitur si UÇK. Siç mëson gazeta “Lajm”, për diplomatët e huaj në Maqedoni nuk ka mjaftuar deklarata e Menduh Thaçit për gjendjen e fundit, e dalë pas takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha në Tiranë.
Imer Aliu nga PDSH nuk ka dashur të komentojë këto informata. Edhe ambasadori amerikan në Shkup, Phili Riker, të mërkurën, ka përmendur vetëm distancimin që e bëri kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nga aktivitetet e këtyre grupeve, kurse nuk ka përmendur deklaratën e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close