Publikuar me datën: Wed, May 1st, 2013

Daçiq këshillon serbët e Kosovës: Merruni me Prishtinën…

Pas takimit me serbët e Kosovës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi qartë se nuk do të ketë referendum për Marrëveshjen e arritur në Bruksel, më 19 prill.

“Ne nuk kemi kohë të merremi me muaj me këtë çështje, sepse kjo e fut Serbinë në situatë të rëndë të mos mund e zbatojë marrëveshjen që e kemi pranuar”, tha para gazetarëve në Beograd Daçiq

Sipas tij referendumi nuk do të kishte kuptim, meqë serbët e Kosovës shihet qartë se nuk do ta pranonin rezultatin e shumicës.

Siç transmeton Koha.net njoftimet e medieve të Beogradit nga konferenca me gazetarët e kryeministrit serb, Daçiq ka thënë se të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës mbështetet nga shumica e qytetarëve të Serbisë.

“Nëse është ashtu, askush s’mund ta shtyjë Serbinë drejtë shkatërrimit të mëtejshëm”, ka thënë kryeministri serb, duke shtuar se marrëveshja duhet të zbatohet.

Daçiq ka shtuar se Qeveria e Serbisë i ka të gjitha mekanizmat për ta zbatuar Marrëveshjen, porse nuk dëshiron t’i aplikojë.

“Mekanizmi është i thjeshtë: heq pagat, mbyll vendet e punës dhe ja kështu zgjidhet problemi i institucioneve paralele”, citon Koha.net Daçiqin, i cili shton se këtë nuk dëshiron ta bëjë dhe prandaj vazhdon të bisedojë me serbët e pjesës veriore të Kosovës.

Ai ka porositur serbët e Kosovës se duhet “të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin”.

“A kujton vërtet ndokush se ne jemi të marrë, ata duhet të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin… Ngatërresa me tërë botën s’është zgjidhje, sikundër as ngatërresa me Beogradin”, ka thënë Daçiq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close