Publikuar me datën: Sun, Apr 29th, 2012

Daçiq: Janë planifikuar sulme fizike në vendvotime në Kosovë!

Shërbime serbe dhe të jashtme të sigurimit kanë informacione për përgatitjen e aksioneve për pengimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka deklaruar Ivca Daçiq, ministër i brendshëm serb, raportojnë mediat serbe.

Daçiq iu ka thënë gazetarëve në Beograd se janë planifikuar sulme fizike në vendvotime në Kosovë, konfiskim i materialit zgjedhor si dhe arrestime dhe sulme mbi njerëzit të cilët marrin pjesë në këshillat zgjedhore.

“Ekzistojnë informata të cilat nuk janë vetëm tonat, por edhe të shërbimeve të jashtme, se jo vetëm autoritetet e Prishtinës, por edhe grupacione të ndryshme, të cilat assesi nuk mund të radhiten në grupacionet të cilat kanë ndonjë kontroll nga EULEX-i dhe KFOR-i, se po përgatisin aksione të caktuara për pengimin e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Daçiq, raporton gazeta serbe “Blic”.

Ai ka theksuar se për këtë arsye është me rëndësi që të arrihet marrëveshja me bashkësinë ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas Daçiq, sulmet po i planifikojnë ekstremistët nga Kosova, të cilët janë në organizatat ekstreme politike dhe në formacione të ndryshme paraushtarake, të cilat, siç tha ai, gjithnjë mbahen diku në rezervë.

“Kjo sigurisht nuk bëhet pa dijeninë e zyrtarëve të Prishtinës”, ka thënë kryepolici serb.

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close