Publikuar me datën: Fri, Jul 22nd, 2011

Countryman: Kosova u detyrua të vendosë masa të ndërsjella ndaj Serbisë

Washington, 22 korrik 2011 – Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit,  Tomas Countryman, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojë e bllokadës së mëhershme tregtare që Serbia kishte vendosur kundruall Kosovës. Por, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Countryman tha se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shihnin një qasje legale të të dyja palëve ndaj kësaj çështjeje.

“Na vjen keq që qeveria e Kosovës ishte e detyruar të vendosë masa të ndërsjella në marrëdhëniet tregtare me Serbinë. Nuk do të dëshironim të shihnim një qasje të tillë. Në të njëjtën kohë duhet të shohim të vërtetën se Serbia ka filluar një bllokadë të tillë ndaj mallrave të Kosovës para më shumë se dy vjetësh. Edhe ajo bllokadë është jolegale kundruall marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën qendrore, të cilën Beogradi e ka nënshkruar vite më parë dhe nuk lejon bllokadë të tillë as nga ana e Serbisë e as nga ana e Kosovës. Duam të shohim thjeshtë një qasje legale të të dyja palëve”, theksoi Countryman.

Ai tha se edhe shtyrja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajin shtator, ka të bëjë me çështjen e bllokadës. Vendimi për të anuluar bisedimet e kësaj jave ishte rrjedhojë e mosgatishmërisë së qeverisë së Serbisë që të heqë bllokadën ndaj mallrave të Kosovës dhe për këtë arsye nuk kishte mundësi për marrëveshje të reja gjatë kësaj jave.

“Megjithatë, ne jemi optimistë se edhe Serbia edhe Kosova, mund të gjejnë zgjidhje praktike për çështjet e jetës së përditshme. Ky është një shembull i mirë. Nëse do të jetë e mundur që të ketë një treg të lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë atëherë mund të kemi sukses edhe për çështjet më të mëdha të këtyre bisedimeve”, theksoi Countryman.

Ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Beogradi të përmbushë reformat e brendshme dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira më fqinjët, por, sipas tij, po aq e rëndësishme është për evropianët që një vend që synon statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian të përmbushë detyrimet e tij. Ai e vlerësoi si shembull të mirë që Beogradi përmbushi detyrimin ndaj Gjykatës së Hagës, duke arrestuar të akuzuarin për krime lufte, Goran Haxhiq. Por, ai tha se ishte shembull shumë negativ që Beogradi tash e dy vjet  e gjysmë shkel detyrimet ndaj CEFTA s, pa arsye legale. Ai ritheksoi rëndësinë që kanë bisedimet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky dialog nuk duhet të krijojë kompromis të madh politik as nga ana e Beogradit as nga ana e Prishtinës, por duhet të sjellë dobi për të dyja palët. Të gjithë ata që e kritikojnë qoftë opozita në Serbi qoftë opozita në Kosovë, tha Countryman, këtë e shfrytëzojnë vetëm nga qëllimet politike dhe nuk shohin se çfarë mund të jetë pozitive dhe që mund të ndihmojë një jetë më të mirë edhe të serbëve edhe të shqiptarëve në Ballkan”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close