Publikuar me datën: Thu, Nov 18th, 2010

Clinton: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Washington, 18 nëntor – Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka theksuar se SHBA me aleatët janë zotuar t’u ndihmojnë vendeve të Ballkanit të arrijnë integrimin e plotë në komunitetin Euro-atlantik, njofton korrespondenti i RTK-së nga Washingtoni.
Klinton theksoi se Washingtoni mbështet një dialog të drejtpërdrejt midis Kosovës dhe Serbisë. Zonja Clinton i bëri këto komente pas takimit në Washington me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, William Hague. Rëndësinë e integrimeve të vendeve ballkanike Zonja Clinton e ka përmendur edhe pas takimit me aleatin tjetër, ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindelegger me ç’rast ka falënderuar Austrinë për kontributin në misionet paqësore, e sidomos angazhimin e saj në Kosovë.
“Ne biseduam për angazhimet e mëtejme në Ballkan. Ne do t’i informojmë Shtetet e Bashkuara për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”, tha ministri austriak Spindelegger.
Zonja Clinton e vlerësoi të rëndësishëm rolin e Austrisë në rajon ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e të qenit të kujdeshëm në ndihmën dhe ndërmjetësimin që do ta udhëheq Bashkimi Evropian në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një rol të rëndësishëm do të ketë edhe Austria.
Në takimet në Washington të Sekretares Clinton me homologët evropianë u bisedua për shumë vatra të krizës në botë në vigjilie të Samitit të NATO-së që do të mbahet të premten dhe të shtunën në Lisbonë të Portugalisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close