Publikuar me datën: Wed, Jun 15th, 2011

Cliff: Kosova as pjesë e Serbisë, as e Shqipërisë

Prishtinë, 15 qershor – “Kosova është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, por nuk është as pjesë e Shqipërisë”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë për ndarjen e Kosovës. Diplomati britanik e konsideron këtë ide si “një lojë politike”, të cilën qeveria e Londrës “nuk është e gatshme ta luajë”. Në emisionin “Sy më sy” të RTV21, Cliff tha mbrëmë se ideja e tillë nuk ka fare bazë dhe se as vendet e tjera të Bashkimit Evropian nuk do ta pranonin këtë qasje.

“Mendoj se është mirë që të gjithë të reagojmë në mënyrë shumë të vendosur në mënyrë që Serbia ta kuptojë mesazhin se ndarja nuk është fare në agjendë”, porositi Cliff. Ambasadori Cliff bëri të ditur se Qeveria britanike tashmë ka përgatitur një “strategji të detajuar për të siguruar më shumë njohje për Kosovën” dhe se janë duke e harmonizuar atë me strategjinë që e ka bërë Ministria e Jashtme e Kosovës. Por, ai shtoi se kjo është një “punë shumë e vështirë” sepse siç tha, serbët po punojnë në drejtim të kundërt. Cliff tha se fokusi i Londrës janë shtetet e Komonwllthit britanik dhe në Lindjen e Afërt, dhe, siç tha, do të shihet se çfarë do të ndodhë me revolucionet demokratike në Afrikën veriore.

Në anën tjetër ai theksoi se raporti i Dick Martyt nuk shihet si pengesë për njohjet e mëtejshme të shtetit të Kosovës, ndonëse e ka dëmtuar imazhin e Kosovës. “Unë nuk kam dëgjuar asnjë vend që thotë se nuk do ta njohë Kosovën për shkak të këtij raporti”, tha Cliff.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close