Publikuar me datën: Fri, Jun 10th, 2011

Çitaku në korrik e pret udhërrëfyesin për liberalizim vizash

Lipjan, 10 qershor – Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka nënvizuar në Lipjan gjatë vizitës së saj se pret që gjatë muajit korrik Kosova të marrë udhërrëfyesin për liberalizim vizash. Ajo këto komente i ka bërë pasi brenda dy javësh ia ka dhënë një xhiro komunave të Kosovës dhe ku veç e veç është njohur edhe me procesin e riatdhesimit nëpër komuna, teksa të enjten është ndalur edhe në Lipjan.

“Komuna e Lipjanit ka shërbyer në vazhdimësi si shembull i mirë i procesit të kthimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre. Tani Kosova po kalon në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut për liberalizim vizash dhe shpresojmë që pas vizitës që do t’i bëjë Kosovës Komisioni Vlerësues në muajin korrik ne do të mund të marrim udhërrëfyesin për liberalizim vizash dhe për ta bërë këtë hap procesi i riintegrimit të personave të riatdhesuar është kriter shtesë”, ka thënë Çitaku.

Për më tepër, numri një i Integrimeve Evropiane në Kosovë, ka shtuar se nota për Kosovën në përmbushje të këtyre kritereve është më e larta dhjetë dhe jo gjashtë siç pretendohet.

“Ne biseduam edhe me kryetarin e Lipjanit, Buja, se nota kaluese për Kosovën në integrime evropiane nuk është gjashtë, por dhjetë, ndaj duhet të jemi të shkëlqyer në mënyrë që kriteret që janë vënë para nesh të plotësohen saktë”, ka deklaruar ajo, derisa ka thënë po ashtu se nuk ka asnjë fije dyshimi që Komuna e Lipjanit do ta ketë përkushtimin e duhur që ky proces të përmbyllet me sukses.

Nga ana tjetër, nikoqiri i këtij takimi, Shukri Buja, kryetar i Lipjanit, ka thënë me këtë rast se janë diskutuar shumë çështje që lidhen me riatdhesimin dhe me dokumentin e BE-së, e që ka të bëjë me integrimin drejt Evropës.

“Nuk do të kemi probleme në plotësimin e këtyre kritereve, sepse jam i njoftuar çdo ditë për procesin e riatdhesimit dhe kemi shumë raste të tilla edhe në Lipjan, pasi që për momentin janë duke u ndihmuar nëntë raste. Ne po i shfrytëzojmë fondet që janë për ushqim dhe akomodim të tyre, ndërsa ende nuk kemi arritur që të shfrytëzojmë fondin për ndërtime, në mënyrë që t’i akomodojmë më mirë të riatdhesuarit”, ka thënë Buja. Megjithatë, vetë kreu i Lipjanit vë në pah se fondi prej 3.5 milionë eurosh në kuptimin e përkrahjes në ushqime, mobilime e të tjera është i mjaftueshëm, por nuk mjafton në ndërtime për të riatdhesuarit. “Ne planifikojmë ta kemi një ndërtim shtesë kolektiv për të riatdhesuarit që nuk është një kosto e madhe, por që nuk e di sa është e përballueshme. Por, megjithatë, besoj se Qeveria e ka parasysh këtë dhe do të na ndihmojë në këtë plan”, ka përfunduar Buja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close