Publikuar me datën: Sat, Jun 4th, 2011

Cila do të jetë përgjigja e Edi Ramës?

Tiranë, 4 qershor – Partia Socialiste pritet të përcaktojë sot hapat që do të hedhë, pas vendimit të mbrëmshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë kërkesën ankimore të kësaj partie për rrëzimin e vendimit 709. Vendimi shërbeu si bazë për vlerësimin e votave të kontestuara, të hedhura në kutinë e gabuar.
Deri në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, grupi i ekspertëve ligjorë dhe deputetëve juristë të PS-se kanë diskutuar të gjitha mënyrat e reagimit. Prej orës 22. 30 të mbrëmjes ata kanë shkëmbyer mendime së bashku me kreun e PS-së Edi Rama rreth rrugës ligjore që duhet të ndiqet pas këtij vendimi.
Veç rrugës ligjore, PS-së i duhet të diskutojë edhe në lidhje me reagimin politik, pasi vetë Edi Rama e kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi kishin lajmëruar për revoltat popullore në rast të përmbysjes së rezultatit. Por, kjo do të diskutohet nga forumet e PS-së.
Sipas Balkanweb, shpallja e rezultatit përfundimtar për fituesin e Bashkisë së Tiranës në KQZ do të jetë pezull edhe për disa ditë të tjera. Kjo pasi KQZ, pas vendimit për rivlerësimin e votave të kontestuara, nxori vendimin për përfshirjen në tabelën e rezultateve për çdo KZAZ. KQZ-së i duhet të presë nëse ka ankimime në Kolegjin Zgjedhor për vendimet e marra që mbajnë numrin 710 e 711.
Nëse nuk do të ketë ankime të tjera, apo ndonjë tërheqje të PS-së, atëherë KQZ-së i lind e drejta të marrë vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. Pa kaluar këto procedura nuk mund të flitet për një certifikim të rezultatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close