Publikuar me datën: Fri, Mar 11th, 2011

Çfarë për serbët e Kosovës, edhe për shqiptarët në Serbi

Prishtinë, 11 mars – Pala kosovare në dialogun Kosovë–Serbi mund ta kërkojë për jugun e Serbisë atë që pala serbe mund ta kërkojë për veriun e Kosovës. Se mund të ndodhë kjo, e ka pohuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
I dyti i Qeverisë së Kosovës është shprehur të enjten për gazetën që plani i palës kosovare të jetë insistimi në aplikimin e reciprocitetit. “Ne nuk kemi vendosur ende për një temë të tillë (bërja temë në bisedime e tri komunave të banuara me shqiptarë në jug të Serbisë v.j.), por në momentin që mund të krijohet një balancë në mes të dy shteteve, atëherë mund të jetë temë edhe pozita reciproke e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, ka thënë Kuçi. “Kjo tash është në mënyrë hipotetike (ngritja e temës së pozitës së serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të shqiptarëve që jetojnë në Serbi v.j.), sepse ende nuk është menduar dhe nuk është temë e diskutimit, por për çdo temë që hapet dhe për çdo rast, do të mendojmë t’i trajtojmë çështjet të barabarta dhe në reciprocitet edhe faktik, edhe formal”.
Të martën ka nisur në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, ku janë takuar shefat e delegacioneve për dialog: Edita Tahiri e Kosovës dhe Boris Stefanoviq i Serbisë.
Nevojën për dialog fillimisht e pati nxjerrë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, kur miratoi një rezolutë. Më pas në dhjetor të të njëjtit vit kishte qenë Këshilli i BE-së ai që kishte kërkuar që dialogu të fillojë.  Pastaj BE-ja e kishte caktuar si ndërmjetësues kryesor të dialogut diplomatin britanik, Robert Cooper. Është thënë se përmes dialogut synohet që palët ta arrijnë një marrëveshje paqësore dhe afatgjate për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, kriter ky i rëndësishëm për të hyrë në BE dhe se dialogu do të nisë me çështje “të lehta”, duke shkuar më pas nga ato më të “rëndat”. Çështje “të lehta” janë përmendur kadastra, të zhdukurit, kryesimi i CEFTA-s, regjistrimi i popullsisë, targat e automjeteve…, kurse “të rënda” veriu i Kosovës, doganat, gjyqësia, transporti, policia, kufijtë, trashëgimia kulturore…
Që tema e tri komunave të banuara me shqiptarë të përfshihet në dialog ka kërkuar këtyre ditëve Lëvizja e Progresit Demokratik e drejtuar nga Jonuz Musliu.
Kjo parti politike shqiptare që vepron në Luginë kishte dhënë arsyet pse tri komunat e banuara me shqiptarë duhet të jenë temë e dialogut, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë edhe për pjesëmarrje në proces. “Duke kuptuar se situata aktuale politike e sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës është akoma e paqëndrueshme dhe një pengesë për paqe dhe stabilitet në rajon, angazhimi direkt i përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të këtij rajoni në këto negociata, do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, të cilët jetojnë këndej e matanë kufirit shtetëror me Kosovën”, kishte rezonuar LPD-ja përmes një komunikate.
Standard të njëjtë me ata që mund të kërkojë pala serbe për veriun e Kosovës kishte lypur që të kërkojë për jugun e Serbisë edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.
“Serbia vjen me interesin vetëm për veriun, kurse ne duhet ta shtrojmë çështjen ashtu si e shohim. Çdo gjë që u takon Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit duhet t’u takojë edhe Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Nëse duhet autonomi për Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, ajo t’u jepet edhe Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe insistimi duhet të jetë i palës sonë”, ka thënë ai ditë më parë në një konferencë për shtyp. “Pra  pala jonë duhet të insistojë në të drejta reciproke si për palën serbe, ashtu edhe për palën shqiptare, të mos përdoren standarde të dyfishta për qytetarë kur janë në gjendje të njëjtë”.
Mundësinë e krijimit të një kualiteti më të mirë për jetën e shqiptarëve në Luginë përmes dialogut e ka përmendur këtë të mërkurë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.  “Ne si Kosovë kemi vendosur standarde dhe ato standarde që janë vendosur për komunitetet pakicë në Kosovë, sigurisht që duhet të vendosen edhe në vendet e rajonit për komunitetin shqiptar që jeton në ato vende”, ka thënë ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close