Publikuar me datën: Thu, Apr 21st, 2011

Çfarë këshillash do t’u jepte Tokëvili politikanëve?


Janë shumë këshilla, sa nuk do të mjftonin këto faqe, por mund të sillja këshillën që ai u dha politikanëve europianë, që ata ta kishin si libër xhepi “Letrat e federalistit”. Në këto lëtra ndodhen themelet, mbi të cilat ngrihet godina demokratike amerikane, të cilat kan…ë përcaktuar jetëgjatësinë e demokracisë amerikane. Unë do të shtoja edhe një libër tjetër xhepi për ta. Ky është “Demokracia në Amerikë” e Alexis de Tocqueville.

Megjithatë, nuk mund të mos përmend tri këshilla, që kanë një rezonancë tepër aktuale. Le t’i shijojmë me gjuhën e vetë Tokëvilit. 

1. “Jepuni njerëzve dritën dhe lirinë dhe i lini ata që të ecin. Ata do të arrijnë pa mundim të nxjerrin nga kjo botë të gjitha të mirat që ajo mund tu ofrojë; ata do të perfeksionojnë çdonjerin nga artet e dobishme dhe do ta bëjnë çdo ditë jetën më komode, më të lehtë, më të butë; gjendja e tyre shoqërore do t’i shtyjë natyrshëm nga kjo anë. Unë nuk dyshoj se ata do të ndalen” (V. I, f. 398)

2. Legjislatorëve ai do tu thoshte: “Fiksoni për pushtetin social limite të gjera, por të dukshme dhe të palëvizshme; u jepni individëve disa të drejta dhe garantoni plotësimin e pakundërshtueshëm të tyre, forcën, origjinalitetin që ato të mbeten; i ngrini individët pranë shoqërisë dhe i mbështesni përballë saj; i tillë më duket se është objekti i legjislatorit në moshën ku po hyjmë” (V. II, f. 396).

3. Politikanëve, që i premtojnë popullit që të bëjnë gjera të mëdha ai do tu thoshte: “Thuhet se sovranët e kohës sonë duan që të bëjnë me njerëzit gjëra të mëdha. Unë do të doja që ata të ëndërronin pak më shumë për të bërë njerëz të mëdhenj; që ata t’i kushtonin më pak vëmëndje veprës dhe punëtorit dhe të kujtoheshin parreshtur se një komb nuk mund të mbetet për një kohë të gjatë i fortë, kur çdo njeri, individualisht, është i dobët dhe që nuk ka gjetur ende format shoqërore dhe kombinimet politike që mund ta bëjnë një popull energjik për të mos e mbushur me qytetarë të flashkët dhe të qullët” (V. II, f. 396 – 397).

Basta! Le të ndalemi këtu, ndryshe kjo listë këshillash do të ishte shumë e gjatë. Por le t’ia lemë të gjitha kategorive të lexuesve që të ndalen sa më gjatë, jo vetëm në pjesët, që mund tu takojnë për hir të kulturës dhe profesionit, por në tërë veprën për të shijuar idetë dhe stilin e shkathët francez, të kësaj mendje të thellë analitike, që na la këtë vepër, që përmendet si model i literaturës së filozofisë politike për objektivitetin, sugjerimet dhe justifikimin e demokracisë, por pa rënë në pohime glorifikuese.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close