Publikuar me datën: Wed, Dec 5th, 2012

Çarshia e Madhe e Gjakovës shndërrohet në çarshi politike

Reshjet e ditëve të fundit e kanë shndërruar në moçal një pjesë të Çarshisë së Madhe të Gjakovës. Disa dyqane në zonën ku para një muaji kishte nisur restaurimi janë të rrezikuara nga vërshimet. Rruga dikur e shtruar me kalldrëm është vështirë e kalueshme. Por kjo gjendje nuk pritet të ndryshojë shumë shpejt, meqë projekti për renovimin e kësaj pjese të vjetër të qytetit, i ndërprerë para një muaji, ka mbetur pezull. Për këtë gjendje Komuna e Gjakovës shfajësohet. Ndërkaq, së paku në dy letra jepen propozime të llojllojshme. Një të tillë e ka dhënë edhe Bashkësia Islame. Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, për këtë çështje ka folur edhe në takimin e së martës në Bordin e Drejtorëve. Për gjendjen e krijuar ka fajësuar individë që “kanë dashur të përfitonin politikisht, por në kurriz të qytetarëve”. I kontaktuar nga gazeta pak pas mbledhjes, Lekaj e ka përsëritur të njëjtën akuzë. “Nuk i kam fajet unë, por ata që kanë dashur ta shfrytëzojnë për përfitime politike, ndërsa pasojat tash po i vuajnë qytetarët”, ka thënë Lekaj të martën pa precizuar se për kë e ka fjalën.

Por në kohën kur kryetari bën këto akuza, Ministria e Kulturës tashmë ka tri propozimet e Komunës së Gjakovës, të cilat janë kërkuar nëpërmjet Komisionit për Trashëgimi Kulturore. “Tri propozimet kanë mbërritur dhe ato po shqyrtohen”, ka thënë Shkëlzen Dragaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi.

Renovimi i Çarshisë së Madhe të Gjakovës për të cilën Komuna ka thënë se do të investojë 1 milion euro është përcjellë me reagime, si nga ana e zejtarëve po ashtu edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kjo e fundit përveç se pati pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës Rajonale për Mbrojtje të Monumenteve në Gjakovë, ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve. Pas kësaj, Komisioni për Trashëgimi Kulturore kishte dalë në terren, kur edhe u shtrua kërkesa për tri projekt-propozime për restaurimin e këtij kompleksi në adresë të Komunës së Gjakovës. Kishte kërkuar decidivisht kthimin e kalldrëmit.

Mirëpo që prej 12 nëntorit, kur ekspertët e MKRS-së kanë dalë në terren, nuk është marrë ndonjë vendim nga MKRS-ja

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close