Publikuar me datën: Mon, Dec 19th, 2011

Busek serbëve: Nuk mund të uleni në dy karrige

Beograd, 19 dhjetor – Koordinatori i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka vlerësuar se Kosova dhe rruga e Serbisë në BE janë dy procese, që nuk lidhen, për të shtuar se politikanët serbë ndryshe flasin për këtë në Perëndim e ndryshe në shtëpi.

“Daçiq diçka flet sot, e diçka tjetër të nesërmen. Sa i përket Tadicit, këtu po ashtu ka një problem. Shikon në BE si drejtim i ngushtë. Dhe, pastaj, flet se si ka opsione tjera me Kinën, Rusinë… Nuk mundesh të njëjtën kohë të ulesh në dy karrige”, ka thënë Busek, duke komentuar deklaratat e liderëve serbë se BE ka kërkuar nga Serbia ta njoh Kosovën.

“Të futeni në BE është një gjë, ndërsa është diçka tjetër të mbrosh interesat serbe në Kosovë”, shton Busek, transmeton Beta. “Mendoj se politikanët serbë duhet të testohen për realitetin”, transmeton Telegrafi raportin e kësaj agjencie.

I pyetur nëse ai ende mbështet idenë e ndarjes së Kosovës, Busek ka thënë se nuk është angazhuar për këtë, por se nga ai “është kërkuar që këtë ide ta propozojë për ta filluar një diskutimin”.

“Ndarja e Kosovës nuk do të ishte shembull i mirë për vendet tjera të rajonit, sepse ajo mund të ndikojë në kufijtë e vendeve fqinje”.

Ai shprehu besimin se Serbia në mars do ta marrë kandidaturën për anëtarësim në BE, nëse situata në Kosovë është e qëndrueshme.

“Megjithatë, politika është e paparashikueshme dhe tek ajo ndodhin gjëra të ndryshme. Në Serbi vazhdon fushata zgjedhore dhe shumë vendime do të varen nga kjo”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close