Publikuar me datën: Thu, Apr 8th, 2010

Bukuria 2.400-vjeçare e Beratit në 37 vepra arti në Prishtinë

Prishtinë, 8 prill – Hasan Nallbani, Arben Golemi, Agron Polovina, Kastriot Dervishi dhe skulptori Nezir Ago, janë pesëshja e artistëve beratas, të cilët me vepra arti kanë sjellë në Prishtinë një pjesë të bukurisë së qytetit 2.400-vjeçar. Ekspozita është hapur të mërkurën në mbrëmje në Galerinë e Arteve të Kosovës
Pesë artistët sipas kritikut të artit Mustafa Ferizi, me qasje të ndryshme në qasje, shprehje dhe trajtimin e përmbajtjeve, kanë të përbashkët dëshirën për të komunikuar sa më qartë.
“Në këtë aspekt, përdorin figurën dhe figuracionin, zhanre të ndryshme artistike, portrete, nudo, e peizazhe”, ka thënë Ferizi.
Piktori Arben Golemi, pikturat e të cilit kishin zënë gjithë hapësirën e katit të parë të GAK-ut, veprat e tij dhe kolegëve të tij i ka quajtur punë modeste, të cilat flasin për qytetin dhe pikturën e tyre.
“Në krijimtarinë time ruaj strukturën arkitektonike të veprave të mia gjithmonë brenda vlerave”, ka thënë Golemi.
Ndërkaq piktori Hasan Nallbani, për të cilin ekspozita e së mërkurës ishte e dyta në Prishtinë, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që rishtas të ekspozojë në një vend, i cili ndonëse ka emër tjetër është një me Shqipërinë. Drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës, Fahredin Spahija, ka thënë se brenda mandatit të tij, kjo është ekspozita e parë si fryt i bashkëpunimit me artistë nga Shqipëria.
“Besoj se në të ardhmen këto bashkëpunime do të intensifikohen”, ka thënë Spahija, teksa ka shpallur të hapur ekspozitën.
Zëvendësministrja e Kulturës, Lirije Kajtazi, ka thënë se janë artistët ata të cilët nuk presin nga politika, por gjithnjë punojnë për ta forcuar më shumë këtë bashkëpunim mes dy shteteve.
“Ministritë e Kulturës do të jenë aty që ta mbështesin këtë bashkëpunim”, ka thënë Kajtazi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close