Publikuar me datën: Sun, Feb 6th, 2011

Buhler: Kontrabanda po financon dhunën në veri

Prishtinë, 6 shkurt – Gjenerali Erhard Buhler thotë se janë mbledhur shumë informata për grupet e dhunshme në veri, të cilat “së shpejti do të japin rezultate”.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, gjenerali gjerman situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e vlerëson të qetë dhe stabile.
“ Sipas vlerësimit tim, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile. Gjatë viteve, kjo situatë është përmirësuar dukshëm. Unë e njoh situatën në Kosovë që nga viti 1999 dhe e kam fituar bindjen se gjatë viteve të kaluara janë bërë përparime pozitive shoqëroro-politike, kështu që janë krijuar kushte më të mira edhe në ngritjen e sigurisë. Unë konstatoj gjithnjë e më tepër se situata e sigurisë në Kosovë është shumë më e mirë se sa që perceptohet në disa qarqe evropiane”, tha ai.
Në pyetjen pse Evropa mendon keq për Kosovën kur është në pyetje situata e sigurisë,
Buhler, tha se “kjo ndodh para së gjithash për shkak se këtu ka ende shumë ushtarë të stacionuar, është i vendosur një kontingjent i madh i policisë së EULEX-it, të cilët janë akoma të domosdoshëm për ruajtjen e rendit dhe ligjit. Pastaj qarkullojnë edhe shumë thashetheme dhe dyshime.
Ndërkaq, raportimet e medieve ndërkombëtare janë shpesh kritike. Megjithatë s’ka arsye që të ankohemi, por duhet të mësojmë nga e gjithë kjo dhe të punohet që të përmirësohet imazhi i Kosovës. Ne duhet t’i tregojmë botës që pjesa dërrmuese e banorëve është paqedashëse, komunikuese, tolerante dhe e zellshme. Pra t’i paraqitet opinionit ndërkombëtar gjendja reale, e cila mbizotëron këtu.
Ndërsa, duke folur për mandatin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, ai tha se “sa i përket mandatit për veprimet tona ligjore, nuk ka një ndryshim. Ne vazhdojmë të punojmë sipas mandatit që është i mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, nga viti 1999. E zbatojmë mandatin tonë së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës për të ruajtur gjendjen e sigurisë në vend, ndërkaq ta përmirësojmë aty ku situata e sigurisë nuk është e kënaqshme. Detyrimet konkrete të ushtarëve natyrisht se kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Para 11 viteve p.sh. nëpër rrugët e Kosovës gjendeshin automjetet e blinduara.
Sot i shohim ato shumë rrallë, ndoshta ndonjëherë në veri në pika të kontrollit. Do të thotë se detyrimet tona ndryshojnë varësisht nga vendi i veprimit apo misioni, dhe natyrisht nëse paraqiten situata të jashtëzakonshme ku duhet të veprojmë.
Në pyetjën se a është veriu sfida më e madhe për Kosovën, Buhler u përgjigj se “ Situata e sigurisë në përgjithësi në Kosovë është e qetë dhe stabile. Në pjesën më të madhe të vendit Policia e Kosovës është në gjendje të përballët me penguesit e rendit dhe ligjit dhe të luftojë krimin. Këtu edhe EULEX-i ka kontribuuar mrekullueshëm në trajnimin dhe aftësimin e PK-së, kështu që kjo forcë policore të orientohet sipas standardeve evropiane. Ndërkaq në veri kemi raste të incidenteve dhe dhunë potenciale.
Andaj ruajtja e gjendjes së sigurisë në veri mbetet ndër sfidat kryesore për KFOR-in. Për fat të keq, aty kemi edhe më tutje tensionime dhe probleme më të shpeshta. Kjo nuk do të thotë se në veri banojnë vetëm kriminelë dhe persona të dhunshëm. E di që shumica e popullatës atje është paqedashëse, e drejtë dhe e zellshme sikurse edhe në pjesët tjera të Kosovës. Pikërisht këta njerëz paqedashës duhet ndihmuar. Ky është qëllimi ynë, të mbështesim policinë dhe EULEX-in në luftimin e kriminalitetit dhe radikalizmit.
Unë e kam dhënë urdhrin për të vazhduar aktivitetet e KFOR-it, pjesërisht edhe me ngritje të intensitetit. Bashkëpunojmë edhe më tej ngushtë me EULEX-in dhe PK-në. Kuptohet, operacioni ynë i përbashkët “Joint Commitment North” avancohet vazhdimisht dhe u përshtatet rrethanave të krijuara. KFOR-i mbetet akoma përgjegjës për kufijtë dhe vijën administrative me Serbinë.
Duhet cekur se përgjegjësitë mbi kufirin mes Shqipërisë dhe një pjese të kufirit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) tanimë ua kemi transferuar Policisë Kufitare të Kosovës (KPBBP-së). Aktualisht punohet në krijimin e kushteve për transferimin e përgjegjësive mbi pjesën e mbetur të kufirit me IRJM-në dhe Malin e Zi te KPBBP-ja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close