Buffon dëshiron Anglinë nëse lë Juventusin

Torino, 4 maj – “Nëse do të largohem mendoj se Anglia mund të jetë destinacioni”. Kështu ka deklaruar portieri i Juventus, Gigi Buffon, i cili ka folur për një të ardhme të mundshme larg klubit bardhezi.
“Për sa më takon mua, gjithçka do të bëhet duke u marrë vesh me shoqërinë. Për momentin nuk ka asgjë, por janë ende edhe dy javë dhe mund të ndodhë diçka”, ka pohuar Buffon.
Megjithatë, portieri i kombëtares italiane ka shtuar se prioritet për momentin mbetet klubi bardhezi.