Publikuar me datën: Wed, Apr 24th, 2013

Brenda qershorit shpërbërja e strukturave paralele

Plani që e ka bërë Qeveria e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë, nesër do t’i paraqitet në Bruksel baroneshës Catherinë Ashton, dhe ai përbëhet nga akte ligjore, afate kohore dhe akterët e implementimit. Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar angazhim shtesë nga kabineti qeveritar për zbatimin e planit, që shihet sfidë e madhe dhe se fati i marrëveshjes varet nga kjo. “Ky plan nuk është i drejtuar kundër askujt, nuk duhet të frikësohet askush, as qytetarët e veriut, sepse ky është plan i jetës së përbashkët për të ardhmen, plan i jetës së re”, ka thënë kryeministri në mbledhjen e Qeverisë. Ai ka shtuar se ashtu siç parashihet me marrëveshje, ky plan do të jetë gati deri më 26 prill, pastaj do të nënshkruhet nga dy kryeministrat, e në fund do të sillet në Kuvend për ratifikim. Ai ka folur edhe për protestën e Vetëvendosjes, duke thënë se i kupton zërat ndryshe, por duhet të respektohet rendi demokratik dhe shumica. Siç e citon KTV, ai tha se duhet të vihen interesat shtetërore mbi ato partiake.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se ky plan parasheh veprime konkrete brenda 90 ditëve, ndërsa rezultate të prekshme para fundit të qershorit. Duke folur për “Kohën Ditore”, ai ka deklaruar se brenda muajit qershor parashihet shpërbërja e të gjitha strukturave ilegale serbe të sigurisë, të cilat kanë vepruar prej vitesh në komunat me shumicë serbe, e veçanërisht në veri. Kuçi ka theksuar se pjesëtarët e këtyre mekanizmave, nuk do ta kenë me tapi vendin në strukturat shtetërore të Kosovës.

Ndërkohë, ekipi i Serbisë për hartimin planit për implementim të marrëveshjes ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë presion. Para mbajtjes së mbledhjes së parë të këtij ekipi me kreun shtetëror, është arritur pajtimi i plotë se Serbia nuk do të pranojë më asnjë kusht ose presion për zbatimin e marrëveshjes. Qeveria e Serbisë dje kishte marrë vendimin për formimin e ekipit për hartimin e Planit për implementim të  Marrëveshjes së Parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close