Publikuar me datën: Thu, May 2nd, 2013

Botohet e plotë figura poliedrike e burrit te madh te kombit shqiptar poetit lirik Ndre Mjeda

Botohet e plotë figura poliedrike e burrit te madh te kombit shqiptar poetit lirik Ndre Mjeda

(Dritë në histori, përmes veprës shumëvëllimshme “MJEDA” I-X të studiuesit të shquar Dr. Mentor Quku)

Emri:  Ndre Mjeda.jpg

Shikime: 0

Madhësia:  60.5 KB

Tomë Mrijaj

Përmasat cilësore, që burojnë nga leximi i serisë së ciklit dhjetë vëllimësh të monografisë shumëplanëshe: “MJEDA”, hartuar me kujdes dhe pasion nga mjedologu i shquar Dr. Mentor Quku, është një ndër punët shkencore prej shumë dekadash, më sërioze deri më sot, në fushën e historisë së albanologjisë sonë.
Kjo punë këmbëngulëse titanike, që i është kushtuar njërit ndër figurat madhore, personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe lëmive të tjera, të klerikut katolik dhe patriotit të zjarrtë të vlerave amtare Dom Ndre Mjeda (1866-1937), është një arritje e denjë respekti dhe nderimi në të gjithë historinë e veprave shqipe të shkruar deri me sot, me karakter thellësisht analitik e cilësisht hulumtues bashkëkohor studimor, që ka mundur të na japë studiuesi shkodran euriditi Dr. Mentor Quku.

Autori i mjedologjisë, albanologu i shquar z. Quku, falë një pune të palodhshme prej shumë dekadash, vjen përpara lexuesit mbarëshqiptar me një kolanë të plotë, të jetës dhe veprës së gjeniut të shekullit XX, që ka emrin e ndritur: Mjeda I-X.
Tek lexon faqet e librave voluminozë, zhytesh në një histori plot fakte serioze me dokumente origjinale, të cilat, gjerësisht dhe thellësisht zbulojnë figurën e madhe të jetës dhe gjithë veprimtarisë specifike të papërsëritshme të poetit brilant lirik Ndre Mjeda, i cili, nga studiuesi pasionant Dr. Quku, zbërthehet plotësisht me një stil tërheqës narrative, në një këndvështrim të ri shumëplanësh, si: fetare, atdhedashëse, patriotike, kulturore, hulumtuese, letrare, shkencore etj.
Këto fusha të veprimtarisë së klerikut-poet, në unison vijnë të freskëta si dëshmi e historisë, përmes rrëfimit të mendjes e pendës së mprehtë sintetike nga studiuesi vizionar Dr. Quku, që përmes Mjedës I-X, na ka dhënë saktë me argumente të pasura historike vetë pasqyrën e qytetit të lashtë Shkodrës dhe vendin e nderit që zë ajo në historinë e ndritur të popullit shqiptar.
Mjeda poet dhe Quku studiues, janë dy nyje lidhëse të atdhetarizmit të djeshëm dhe sotshëm.
Edhe pse Dr. Quku, nuk pati fatin dhe nderin e ëndërruar të ishte nxënës i shkollës së Mjedës, përmes shpalosjes dhe dhurimit të sotshëm të jetës e veprës së klerikut-shkrimtar, mund të them me bindje të plotë, se studiuesi i shkencës së letrave historike albanologjike moderne bashkëkohore, është një nxënës dhe deshmues i shpirtit të poetit Dom Ndre Mjeda.
Nëse Mjeda ishte edukuar në dashurinë për Atdheun në vatrën e shqiparizmës së kulluar Kuvendin Jezuit në qytetin e Shkodrës, Dr. Quku bashkëkohor, është i mëkuar nga prindërit dhe të afërmit e tij, që ishin pinjoll të denjë të rrymës së pastër të nacionalzimit brez mbas brezi.
Gjatë jetës time prej disa dekadash e deri sot, me ka qëlluar të lexoj me dhjetra libra, vepra dhe artikuj studimorë për mendjet e ndritura shqiptare, në lëmin e letërsisë, duke filluar qysh nga “Formula e Pagëzimit” e Ipeshkëvit Imzot Pal Engjellit, e duke vijuar me radhë, me të ndriturit e tjerë: Buzukun, Bardhin, Budin, Bogdanin, Matrengën, Fishtën, Mjedën, Harapin, Prennushin, Gjeçovin, Beratin, Sirdanin, Naimin, Çajupin, Poradecin, Koliqin, Fishtën, Pipën, Camajn, Gjeçajn, Migjenin etj., por një cikël të plotë studimor prej dhjetë vëllimesh, që ka shkruar studiuesi i palodhur e i talentuar i shkencës dhe shkollës së pasur të mjedologjisë Dr. Mentor Quku, është vështirë të gjnedet. Ai ka bërë një shtrirje dhe thellësi në studimin e tij prej shumë dekadash, duke na dhuruar sot Mjedën e Gjallë, që Flet dhe Kuvendon gjithnjë aktualisht me ne, në ditët tona.
Edhe pa i lexuar ende të dhjetë seritë e veprave kushtuar Dom Ndre Mjedës (për vetë faktin, se nuk kanë dalë të gjitha nga shtypi, dhe pikërisht e IV, V, VI), gjë që përbën një rekord në të gjithë historinë e studimeve albanologjike dhe atë të letërsisë shqipe; krijon një ide të plotë dhe mbushësh me burime të reja njohëse, mbasi ke lexuar me kujdes pesë vëllimet që janë në qarkullim.
Tani që po shkruaj këto radhë, kam në duar librin e dytë të vëllimit të tretë, një libër studimor i hollësishëm prej mëse 700 faqesh.
Kam menduar se e njoh pak a shumë mjaftueshëm poetin tonë të ëndërrave, lirikut të poezisë së famshme të bylbylit Dom Ndre Mjeda, kryesisht nëpërmjet studimeve të autorëve: Prof. Ernest Koliqit, Prof. Dhimitër Shuteriqi, M. Gurakuqit dhe ish-nxënësi i Mjedës dhe Fishtës, kleriku ynë i paharruar në Amerikë Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989) etj., dhe vëllimet e tij krijuese të titulluar: “Juvenila”.
Mbi Mjedën e madh, nga Mons. Dr. Oroshi, kujtoi gjithnjë me nostalgji bisedat e ngrohta dhe të gjata, që zhvillonim shpesh mes miqve të shumtë, sikurse ishin: Kapidani i Mirditës juristi Ndue Gjomarku, Prof. Zef Nekën, Prof. Rexhep Krasniqi, Prof. Arshi Pipa, gazetarja e shquar Nexhmije Zaimi etj.
Ai s’dinte të mbaronte me orë të tëra, kur fliste me shumë pasion e admirim dhe thurte respekt të thellë për mesuesin e tij të dashur, që thoshte me mburrje, se ka ndikuar shumë në udhën e tij meshtarake, atdhetare dhe publicistike.
E këto gjëra i ndesha shpesh edhe në punimet voluminoze shkencorë të mjedologut të shquar Dr. Quku.
Por gjatë leximit dhe rileximit, me endje të këtij vëllimi të fundit në fjalë të Dr. Qukut, kuptova e u binda, se paskam qenë shumë larg njohjes së vërtetë të kësaj figure shumë komplekse dhe aq të ditur si asnjë njeri tjetër, që kam mundur të njoh deri sot në fushën e historisë së letrave shqipe.
Lexoja dhe mendoja gjithnjë, se tashmë kemi një Mjedë të plotë, me një botë kaq të pasur shpirtërore e njëkohsisht i pajisur me cilësi gjeniu kaq të jashtëzakonshëm, kontradiktor dhe paradoksal në shpirtin e tij: klasik dhe modern (kam parasysh poemat: “Lissus”, “Scodra” etj.); meshtar i përvujtuar katolik dhe admirues i miteve pagane, pjesëmarrës në grupet popullore të ahengjeve shkodrane dhe i vetmuar; koprrac dhe bamirës; fetar dhe organizator i kryengritjeve të armatosura; shkencëtar dhe bujk; i përvujtur dhe rebel (mosbindje shpesh ndaj prelatëve të tij superior); i dijtur sa s’ka më (zotërues i nëntë gjuhëve të huaja dhe profesor filozofie e teologjie) por edhe bestyt (ezoterik); modest dhe krenar; e mbi të gjitha një ndër poetët më të mëdhenj shqiptar epiko-lirik.
Ai ishte gjithashtu një patriot i madh, që e donte dhe i dhimbsej me gjithë zemër atdheu, liria dhe përparimi i vijueshëm i vendit.
Këto cilësi të pashembullta të karakterit dhe personalitetit të Mjedës, na i zbulon si ‘në një pëllëmbë të dorës’ në veprën e tij voluminoze hulumtuesi i apasionuar mbas Mjedës, shkodrani mendjendritur Dr. Quku.
Duke analizuar poemen “Lissus”, që prozatori modern shkrimtari Prof. Ernest Koliqi e cilëson si kryevepër të Mjedes, Dr. Quku, mbasi citon vlerësimet e disa studiuesve më në zë të veprës së Mjedes, jep në fund edhe versionin e tij për 12 sonetët e kësaj poeme, që për mendimin tim është më i përkryeri.
E përmenda këtë vetëm, për një fakt, që mua më ka tërheq vëmendjen: Në versionin e tij (f.560), Dr. Quku, citon në mes tjerësh edhe J. Kodren të ketë thenë: “Mjeda, është paradoksalisht më klasiku e më moderni i poetëve shqiptarë të kohës së vet.”
Po a nuk është e gjithë qënia e tij plot paradokse si ato që përshkrova më lart?! Pikërisht, prania e këtyre paradokseve e bëjnë atë të veçantë, një fenomen tepër të rrallë, sepse këto fenomene u përkasin vetëm gjenive!
Me këto monografi 10-të vëllimesh, si askush tjetër para tij, bashkëatdhetari ynë Dr. Mentor Quku, na mundësoi jo vetëm ne, bashkëkohasve të tij, por edhe brezave të ardhshëm njohjen e plotë të jetës dhe veprave të këtij Rilindasi të Madh, që pa këtë vepër monumentale, ai do të kishte mbetur në “hije”, sikurse kanë mbetur shumë të tjerë deri më sot.
Me këtë vepër, Dr. Quku, u jep edhe një leksion të mirë historianëve të letërsisë dhe studiuesve të figurave të shquara të kësaj gjinie, se me çfarë pasioni dhe përkushtimi të madh duhet t’u përvishen hulumtimeve, studimeve dhe analizave serioze, për ndriçimin e plotë edhe të figurave të tjera, që nderojnë kombin tonë ndër shekuj.
Me ndërtimin nga themeli deri në piedestal, të figurës poliedrike të Dom Ndre Mjedës, shkencëtari i albanologjisë moderne Dr. Mentor Quku, hyri me dinjitet në elitën e studiuesve më të mirë, duke zënë një vend nderi në krye të kësaj elite dhe sëbashkë me Rilindasin e Madh-Mjeda, pavdeksoi edhe vetën e tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close