Publikuar me datën: Mon, Mar 7th, 2011

Bisedimet, triumf i heshtur për BE-në

Londër, 7 mars – Aftësia e Bashkimit Evropian për të qenë i unifikuar në qëllimet e politikës së jashtme shpeshherë është nënvleftësuar në Britani, ku dështimet janë përkrahur apo sukseset janë injoruar. Por, fillimi i bisedimeve të para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është padyshim triumf i “forcës së butë” të Bashkimit Evropian, transmeton REL një shkrim të The Independent të Londrës.

Asnjëra palë normalisht nuk do të dëshironte të kishte punë me palën tjetër po të mos ishte diplomacia këmbëngulëse e BE-së në vitet e fundit. Thënë më thjeshtë, dëshira e ndarë e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës për t’iu bashkangjitur klubit evropian, i tejkalon pothuajse të gjitha konsideratat, madje edhe urrejtjet legjendare ballkanike.

Bisedimet në Bruksel nuk do të zgjidhin brenda natës një mosmarrëveshje etnike dhe territoriale që daton me shekuj. Për shumë serbë, Kosova mbetet pjesë e trashëgimisë së lashtë, dhe ata ndoshta në asnjë shkallë, nuk shpejtojnë ta njohin deklaratën e njëanshme të pavarësisë.

Fyerja kundër NATO-s për intervenimin ushtarak të saj në anën e kryengritësve të Kosovës në vitin 1999, mbetet thellë e ngulitur, dhe për shumicën e serbëve është shkaktari kryesor kundër çdo hapi për t’iu bashkangjitur Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Nga ana tjetër, shqiptarët e Kosovës, mbeten ekstremisht të hidhëruar për shkak të refuzimit të Serbisë që të kërkojë falje për rreth 10 mijë shqiptarët, të cilët forcat serbe i vranë përpara se NATO-ja t’i detyronte të tërhiqen.

Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian janë mirë të vetëdijshëm për këtë prapavijë të bisedimeve dhe do të përpiqen të ecin përpara me çështjet më të lehta, sesa të përpiqen të bëjnë kryelajme me çështjet e mëdha të njohjes dhe kërkim-faljeve zyrtare.

Një ndër pengesat e para që duhet të adresohet është bllokada ekonomike e Serbisë ndaj ish-krahinës së saj, akt i pakuptimtë i inatit, dhe refuzimi i saj që të marrë pjesë në çfarëdo forumi rajonal ku është ftuar edhe Kosova, sjellje kjo që nga fqinjët tjerë të Kosovës është parë si e mërzitshme dhe shqetësuese.

Në qoftë se Brukseli mund të arrijë diçka në këto fusha, ai do t’i bëjë shërbim tërë rajonit. Zgjatja e mosmarrëveshjes serbo-shqiptare i vonon gjasat e të dyja palëve për anëtarësim në BE, dhe e mban gjithë Ballkanin në një pritje të panevojshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close