Publikuar me datën: Thu, Oct 24th, 2013

BIK: Qëndrimi i Presidentes i papërgjegjshëm dhe kundërkushtetues

Prishtinë, 24 tetor –  Ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës ndaj deklaratës së presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në emisioni Rubikon të Kohavizionit, duke e cilësuar atë të papërgjgjshme.“ Qëndrimi i Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, për Kryesinë e BIK dhe besimtarët është i habitshëm, i papranueshëm, i papërgjegjshëm dhe  kundërkushtetues.

Presidentja e vendit si simbol i unitetit, mbrojtëse e Kushtetutës dhe përfaqësuese e qytetarëve të vendit, në asnjë variant nuk do të duhej të kishte një qëndrim të tillë çfarë e shprehu në atë intervistë ku presidentja përkrah dhe angazhohet për të mohuar të drejtën e shkollimit të nxënëseve kosovare vetëm pse ato bartin mbulesën islame.

Zonja Presidente! Përkufizimi i Kosovës si shtet laik a shekullar ka të bëjë me marrëdhënien e shtetit me bashkësitë fetare, por kjo në asnjë mënyrë nuk i jep të drejtë as Ministrisë së Arsimit, as drejtorive komunale, e as drejtorive të shkollave të vendit që t’ua mohojnë të drejtën e arsimimit nxënëseve tanë në shkollat publike, sepse e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit.

Pra, e ritheksojmë shekullariteti, ku ju thirreni, rregullon marrëdhëniet e shtetit dhe të bashkësive fetare, por kjo nuk prek të drejtën e lirisë së besimit, të shkollimit a punësimit, e që janë të drejta të njeriut, të garantuara jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe me akte e Konventa Ndërkombëtare.

E nderuar! Ju me qëndrimin e shprehur nuk e keni mbrojtur Kushtetutën e vendit, nuk e keni ruajtur unitetin e popullit, dhe nuk keni prezantuar në mënyrë dinjitoze qytetarët e Kosovës, por keni mbrojtur një Vendim Administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili bie ndesh me kushtetutën, ka frymë antievropiane, prodhon diskriminim në baza fetare, si dhe bie erë nga sistemet ideologjike të shkollës ateiste -komuniste.

Bashkësia Islame e Kosovës, fton presidenten e vendit që të përmbush detyrave të saja kushtetuese, pra të mbroj Kushtetutën e vendit, të mbrojë të drejtat e qytetarëve, të mbroj e të promovoj të  drejtën e shkollimit të nxënëseve tanë  pa marrë parasysh cilës fe, cilës etni apo cilës kategori shoqërore i përkasin ata.

Zonja Presidente! Ju drejtohemi publikisht përmes këtij reagimi që të mos t’i kontribuoni  politizimit e polarizimit të një të drejte elementare të nxënëseve tona, e që  është e drejtë hyjnore, kushtetuese e ligjore.

Keni tërë kohën dhe hapësirën e duhur në dispozicion që këtë çështje ta trajtoni në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe sipas modelit të shumicës së vendeve të BE-së”, përfundon reagimi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj deklaratës së residentes Jahjaga.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close