Publikuar me datën: Fri, Jan 14th, 2011

Besa Gaxherri kundër nismës për bashkimin e LDD-së me LDK-në

Prishtinë, 14 janar – Nënkryetarja e parë e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Besa Gaxherri, ka thënë se askush në LDD nuk ka të drejtë të marrë iniciativa për bashkimin e LDD-së me LDK-në, nëse çështja së pari nuk është shtruar në organet e brendshme partiake.
Gaxherri në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se nisma e anëtarit të Kryesisë së LDD-së, Shefki Gashit, për bashkimin e LDD-së me LDK-në, është e gabueshme në koncept. “Nuk është e ngutshme si nismë, por është e gabueshme ndoshta në koncept, kur deklaron se ka marrë iniciativën për bashkim të LDD-së me LDK-në. Nuk mund të deklarohesh kështu, aq më pak një politikan që ka përvojë të gjatë në politikë. Kjo nuk mund të thuhet as politikisht, sidomos nga subjekti i cili vjen ai, LDD-ja, sepse ne nuk e kemi topin në fushën tonë as për bashkim e as për bashkëpunim”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri, tha se LDK-ja dhe LDD-ja kanë interes reciprok për të bashkëpunuar në skenën politike si dy subjekte. Por, askush sipas saj nuk ka të drejtë, në ketë rast as lideri i LDD-së dhe as ai i LDK-së, aq më pak anëtarët e tjerë të këtyre dy partive, të shprehen publikisht se kanë marrë iniciativë për bashkimin e LDD-së dhe të LDK-së.

“Këto dy parti politike janë të regjistruara si subjekte të ndara dhe kanë organet e tyre drejtuese. Për çfarëdo nisme vendimet duhet të merren brenda organeve të partisë. Se a është e nevojshme bashkimi i këtyre dy partive dhe sa kërkon kohë kjo, është temë tjetër, kur unë do ta kisha dhënë përgjigjen me kohë.

Ne hëpërhë si LDD jemi të hapur për bashkëpunim, jo për bashkim. Pastaj natyrshëm mund të rrjedh gjithçka nga bashkëpunimi. Por nuk kemi të drejtë të paragjykojmë asnjë teori tjetër në ketë drejtim”, theksoi Besa Gxherri.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close