Bernard Berisha: Treguam vlerat e vërteta të ekipit

Një nga futbollistët më të mirë në fushë kundër Sportingut, në fitoren e mbrëmshme të Skënderbeut, ishte edhe Bernard Berisha, përkundër që nuk arriti të gjejë rrugën e golit.
Skënderbeu mbrëmë shënoi fitoren e parë në Europa Ligë, duke mposhtur me rezultat prej 3-0 Sporting Lisbonën.
Për këtë takim Berisha është shprehur se “kjo fitore tregoi vlerat e grupit tonë”. Kurse për të ardhmen e tij ka thënë se “më së miri e dinë presidenti i klubit dhe menaxheri”, transmeton Supersport.
“Kisha shumë dëshirë të shënoja, por më rëndësi ka që fituam. Treguam vlerat reale që kemi si grup dhe një fitore me shumë vlera dhe që do të na motivojë. Skuadra e re? Këtë e di presidenti dhe menaxheri, unë dua të përqendrohem te kampionati dhe ndeshjet e Europa League”, ka thënë Berisha.