Publikuar me datën: Tue, May 15th, 2012

Berisha zbardh profilin e kandidatit të PD-së për presiden

Kryeministrit Sali Berisha i janë dashur vetëm 10 minuta mbledhje me dyer të mbyllura që të konturonte për herë të parë para deputetëve të tij profilin e kandidatit të presidentit të ardhshëm të Republikës.

Burime nga grupi parlamentar i PD-së thanë dje për gazetën “Mapo” se Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim nga deklaratat e tij publike. Kreu i ekzekutivit mësohet të jetë shprehur se “ne do të kemi kandidatin tonë për president” (pa specifikuar PD-ja, apo i gjithë koalicioni) dhe se propozimi do të vijë nga PD. Ai është shprehur gjithashtu se Partia Demokratike do të shkojë në negociata me aleatët e saj brenda mazhorancës me kandidatin e vet për president. Për të iniciuar bisedimet, Kryeministri njëkohësisht kryetar i PD-së, do të mandatohet nga një mbledhje formale e Kryesisë së re, që pritet të mbahet menjëherë pas kthimit të tij nga Samiti i Çikagos.

Kreu i ekzekutivit ka sqaruar dje një tjetër pikë po aq të rëndësishme lidhur me atë se çfarë ai nënkupton si “figurë” apo “personalitet” i PD-së. Berisha ka specifikuar (jo pa qëllim) se kandidati për president do të jetë drejtues i dorës së parë, që do të thotë se pas tij, njerëzit më të rëndësishëm në PD janë sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode, dhe dy nënkryetarët, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli. Nëse do t’i përmbahemi kësaj skeme, atëherë dy kandidatët më të mundshëm (që janë përfolur) për të shkuar në negociata do të jenë pikërisht Bode dhe Topalli.

Gjithçka do të sqarohet vetëm pas 10 ditësh, atëherë kur zyrtarisht kryeministri Berisha do të fillojë negociatat me partitë e tij aleate dhe më pas me opozitën. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, pa përmendur takimin e shumëpërfolur Rama-Meta, Berisha ka siguruar para deputetëve demokratë se koalicioni funksionon dhe se Partia Demokratike i ka përmbushur me luajalitet detyrimet e saj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close