Publikuar me datën: Mon, Jul 9th, 2012

Berisha thërret për heqjen e frikës ndaj shqiptarëve, Kurti për bashkim

Sot ne Tirane hapi punimet Konferenca Ndërkombëtare ‘Fqinjët e Shqipërisë”. Konferenca mblodh emra të shquar të politikës në Shqipëri dhe në trevat ku jetojnë shqiptarë, raporton BW..

Konferenca u përshëndet nga kreu i qeverise shqiptare qe dha disa mesazhe si dhe shumë të tjerë, ku spikati dhe fjala e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që fqinjët e shqiptarëve të çlirohen njëherë e mirë nga doktrina antishqiptare dhe të punojnë së bashku për një qëllim, integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.

“Gjithmonë ka ekzistuar frika nga shqiptarët. Vite më parë, një fondacion amerikan bëri një punë të shkëlqyer, dhe lidhja Flaka organizoi një seri workshopesh, seminaresh për shqiptarët dhe fqinjët e tyre saqë zgjoi xhelozi tek fqinjët, por këto janë realitetet. Dhe kjo sepse shqiptarët janë një komb. … Asnjë komb në të shkuarën nuk ka përjetuar padrejtësi dhe dhimbje të mëdha sa kombi ynë, por është kombi që mbështet më shumë integrimin në BE si të ardhmen më të mirë për të. Arritjet e shqiptarëve janë madhore dhe historike, por përsëri rrugë është për t’u bërë dhe përshkrimi i kësaj milje drejt BE ka një rëndësi të madhe, drejt NATO për Kosovën dhe Maqedoninë e Malin e Zi, ka rëndësi të madhe për çdo shqiptar, po ashtu edhe çlirimi i fqinjëve tanë nga doktrinat e vjetra raciste, ksenofobiste antishqiptare”- tha Berisha.

Kryeministri shqiptar solli në kujtesë një moment kur ishte fëmijë dhe pa skenën sesi ushtarët në kufi përpiqeshin të vrisnin një bari sepse i kishin ikur delet jashtë kufirit. Sipas Berishës ajo skenë në vitet ’50 ishte e ngjashme me skenat gjatë zgjedhjeve serbe në Presheve, duke shtuar se kjo skene ngjante me ekspeditat e Millosheviqit kundër shqiptarëve të bazuara në frikën dhe urrejtjen ndaj tyre.

Më pas kreu i qeverisë theksoi se është e domosdoshme që shqiptarët të rikuperojnë ndasitë e tyre duke bërë që kufijtë mes tyre të jenë më pak të rëndësishëm.

‘Shqiptarët të angazhohen për projektet e tyre sepse këto projekte ngado të ndërtohen janë rajonale, i shërbejnë jo vetëm fqinjësisë, por fqinjësisë rajonale në përgjithësi, por janë maqedonasit, janë serbët janë gjithë kombet e rajonit. Duhet përparësi e madhe në projektet rajonale, jo të mbahen të distancuar shqiptarët nga njëri-tjetri, por të bëhet gjithçka që kufijtë të jenë sa më të parëndësishëm. Shqiptarë kanë arsye të kenë një dialog konstant në interesin më të mirë, një debat konstant të vlerave të përbashkëta që ata ndajnë.”

Pas kritikave antishqiptarizëm, Berisha nuk la pa përmendur dhe bashkëpunimin fqinjësor.

“Shqipëria bashkëpunon ngushtë me fqinjët në luftën kundër kriminalitetit, për vendosjen para drejtësisë së kriminelëve, por nuk pranojnë skena të atilla”- tha ai.

“Edhe bashkëpunimi ndërshqiptar në rrafshin ekonomik mund të shndërrohet sërish në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit rajonal”, tha Berisha, duke shtuar se, “shqiptarët janë sot të lirë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi dhe kanë një projekt madhor për të ardhmen e tyre.

Sipas Berishës, shqiptarët kanë 1 mijë e një arsye për të pasur një dialog konstant, një debat konstat të vlerave të përbashkëta kombëtare që ata ndajnë. ‘Kultura është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe burimi kryesor është bashkëpunimi kulturor i cili ushqen indentitetin e një kombi. Asnjëherë ne nuk kemi pasur probleme me identitetin, por ai duhet të kurohet dhe të trajtohet dhe rruga më e sigurt është ajo kulturore. Në këtë kontekst bashkëpunimi ndërkulturor është një kusht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e tyre”, theksoi me tej Berisha.

Kryeministri vuri ne dukje se bashkëpunimi fqinjësor mbi të gjitha ka një qëllim të përbashkët, integrimin.

“Nëse duan të ardhme të përbashkët duhet të çlirohen nga frika e tyre në interes të shqiptarëve dhe kombeve të tyre. Shqipëria mbetet e angazhuar për bashkëpunim të ngushtë tërësisht shqiptar e rajonal dhe se ky bashkëpunim ështtë kusht për integrimin në BE”.

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti përshëndeti punimet e konferencës ndërkombëtare ‘Fqinjët e Shqipërisë’ duke theksuar se këto 2 shtete nuk janë dy shtete fqinje.

“Shqipëria dhe Kosova për mua nuk janë shtete fqinj. Kur unë vij në Shqipëri nuk ndjehem si mysafir”.

Sipas Kurtit bashkimi kombëtar i shqiptarëve është i pashmangshëm.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, Artan Hoxha, deklaroi gjatë Konferencës me temë “Fqinjët e Shqipërisë'”, zhvilluar sot në Tiranë se, “ne ndajmë vlerat bazike të shoqërive perëndimore, sepse besojmë se i takojmë asaj shoqërie dhe jemi pjesë e saj”.

Duke vënë në dukje vlerat e popullit shqiptar, Hoxha tha se, “ne besojmë tek paqja, stabiliteti, demokracia besojmë tek të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, besojmë tek nisma e lirë dhe tregu i lirë, besojmë tek lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe ideve”.

Kreu i BDI, parti shqiptare ne Maqedoni, Ali Ahmeti ne fjalen e tij kerkoi qe te zbatohet marrveshja e Ohrit. ‘Per shqiptaret e Maqedonise ka rendesi te zbatohet Marreveshja e Ohrit”.

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Saliu tha sot në konferencën “Fqinjët e Shqipërisë” se “integrimi i rajonit në Bashkimin Europian dhe NATO do të përçojë stabilitetin në rajon”.

“Ndër segmentet kryesore të bashkëpunimit rajonal patjetër duhet të jetë bashkëpunimi ekonomik, i cili duhet të intensifikohet më shumë. Duhet të thellohet më tej bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve të përbashkëta aktuale në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetikës, në kuadër të korridorit të 8-të dhe lidhjeve hekurudhore”, theksoi Saliu.

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Saliu, u shpreh se, “gjatë vizitës në Shqipëri disa ditë më parë ministri i Ekonomisë i Maqedonisë promovoi idenë dhe intensifikimin e bashkëpunimit tregtar sipas modelit të vendeve të Beneluksit, në të cilin do të përfshiheshin Republika e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Mali i Zi”.

“Kjo ide tashmë është duke qarkulluar si debat në Maqedoni, por derisa nga shqiptarët e Maqedonisë kjo shikohet si mëse e nevojshme, opinionet e qytetarëve maqedonas janë të ndara”, theksoi ajo, duke shtuar se është më rëndësi fakti se në Republikën e Maqedonisë po zhvillohen debate për gjithçka.

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë tha se, “angazhimet e vendeve të rajonit për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore është nxitje kryesore që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe prospertitetin e vendeve tona”.

“Shqiptarët e Maqedonisë i japin zemër dhe i çojnë përpara këto procese”, përfundoi Saliu.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close