Publikuar me datën: Wed, Aug 25th, 2010

Berisha: Diplomacia shqiptare në shërbim të Kosovës

Tiranë 25 gusht – Shqipëria do të vijojë të lobojë për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës duke e quajtur si çështjen më të rëndësishme të diplomacisë së saj. Në fjalën përshëndetëse që mbajti para Konferencës vjetore të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, e cila po mbahet në Tiranë, kryeministri Sali Berisha tha se diplomacia shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet për të promovuar njohjen e mëtejshme të Kosovës. Duke e quajtur Kosovën tashmë një çështje botërore, Shqipëria do vazhdojë ta mbështesë fort këtë çështje deri në konsolidimin e plotë të saj. ”Vendet e Quintit janë thellësisht të angazhuara. Kosova është një çështje botërore në këtë rrafsh, por ne do të përpiqemi të luajmë rolin tonë, të japim mbështetjen tonë, të bashkërendojmë të gjithë përpjekjet tona dhe të vendeve mike, pasi njohja e pavarësisë së Kosovës nga vende që nuk e kanë njohur është një kontribut real madhor i tyre për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kurrë ndonjëherë në historinë e tij Ballkani nuk ka qenë më i lirë, më në paqe dhe më stabël sesa sot”, tha kryeministri Berisha, duke shtuar se “Diplomacia shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet për të promovuar njohjen e mëtejshme të Kosovës”. Sipas tij, ky qëndrim i Tiranës zyrtare ndaj Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me vëndet e tjera. “Ne bëjmë përpjekje të mëdha për të bindur, për të promovuar këtë çështje, por natyrisht marrëdhëniet tona të mira dhe me vende që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk mund të lëkunden apo të mbeten në vend numëro pasi koha është e nevojshme për çdo vend për të marrë një vendim të rëndësishëm. Dhe, së dyti, interesi i shqiptarëve në tërësi është paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi”, tha kryeministri. Ai e ka quajtur vendimin e fundit të Gjykatës së Hagës si një vendim historik, ku e drejta ndërkombëtare i dha fund jo vetëm një pretendimi absurd të Beogradit por edhe një padrejtësie të madhe historike që i ishte bërë shqiptarëve që në fillim të shekullit që shkoi. Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar marrëdhëniet ndëretnike aktuale në Kosovë duke i quajtur ato shumë të mira. “Një qeveri demokratike bën përpjekje çdo ditë për zgjerimin e tyre. EULEX-i dhe institucione të tjera ndërkombëtare kanë në epiqendër garantimin dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në Kosovë”, tha kryeministri. Por në thelb sipas kryeministrit objektivi kryesor jo vetëm i Shqipërisë por i të gjitha vëndeve të Ballkanit mbetet integrimi në Bashkimin Europian. “ Interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi evropian, sepse Bashkimi Evropian që grupon sot 27 kombe përbën një projekt që ka nga shqiptarët mbështetjen më të madhe se çdo projekt tjetër. Atë e mbështesin 96 % e qytetarëve shqiptarë. Integrimi evropian është interesi kombëtar i shqiptarëve, sepse tërësia e normave, kritereve, standardeve, ligjeve, praktikave të këtij bashkimi garanton më mirë liritë, të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe prosperitetin e tyre. Ndaj dhe i tërë përqendrimi i institucioneve të vendit, i diplomacisë shqiptare, duhet të jetë, në këtë kontekst, në promovimin e interesit kombëtar, në një përpjekje të madhe për të shpejtuar procesin e integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Berisha.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close