Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Berisha: Demonstrata e puçistëve rrënoi imazhin e vendit

Tiranë, 31 janar –  Kryeministri Sali Berisha u ndal gjatë në mbledhjen e komitetit ndërministror tek 21 janari, duke e konsideruar si një përpjekje për grusht shtetit, raporton “Start”.
Për përtej kësaj, për kreun e qeverisë, ngjarja i ka shkaktuar një dëmtim të madh imazhit të vendit. Sipas tij, opozita kishte bërë plane për të krijuar një qeveri të re, duke përmendur edhe emra që mund të zëvendësonin ministrat aktual.

“Në këtë mënyrë, këta puçistë i kanë bërë vendit në sytë e mbarë botës një dëm shumë të rëndë. Ata listojnë Shqipërinë në vendin ku tentohen grushte shteti dhe i garantoj shqiptarët se kjo është një punë e zezë që dëmton imazhin tonë”, theksoi Berisha para pak momentesh.

“Jam i sigurt se çdo shqiptar por edhe miqtë e Shqipërisë panë një tentativë të shëmtuar dhe kriminale për të përmbysur një qeveri me dhunë. Por panë nga ana tjetër forcën e jashtëzakonshme të ligjit dhe institucioneve shqiptare. Panë se e drejta e qytetarëve shqiptarë për të protestuar në çdo cep të këtij vendi u respektua plotësisht deri në shkallën ku nuk cenohen institucionet. Përpjekja për të marrë këto institucione mori përgjigjen e merituar”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit, vendi ka ligje dhe shtet, të cilat nuk i kalon dot askush, teksa ka shtuar se qeveria do të punojë fort për të rikuperuar dëmin e bërë dhe për të bërë gjithçka që qytetarët shqiptarë të ecin në projektin më të madh për këtë shekull, atë të integrimit evropian.

“Nga ana tjetër kjo mbetet një datë e zezë në historinë kombëtare, kur një grup puçistësh bënë gjithçka për të përmbysur një qeveri legjitime që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, hoqi vizat për qytetarët shqiptarë një arritje madhore për vendin. 21 janari dëshmoi forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor në këtë vend, dëshmoi se një pushtet nuk mund të rrëzohet kurrë”, vijoi ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close