Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

Beogradin nuk e interesojnë serbët që jetojnë në jug të Ibrit

Prishtinë, 13 maj – Udhëheqësi i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviq ka treguar mosnjohje të konsiderueshme të skenës politike kosovare dhe kush çka paraqet në atë skenë, i ka thënë agjencisë Fonet zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq.
“Ai me rastin e vizitës së djeshme në Prishtinë ka dashur të shohë liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, por jo edhe përfaqësuesit legjitimë të serbëve në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Petroviq. Kjo, sipas fjalëve të tij, “dëshmoi edhe një herë se Beogradin nuk e interesojnë serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër”.
Ai ka thënë se Stefanoviqi nuk ka dashur as të dëgjojë se çka mendojnë për negociatat përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët besojnë e kjo vizitë nuk ka sjellë asgjë të rëndësishme.
Petroviqi, i cili është edhe ministër i Pushtetit Lokal dhe kryetar i Partisë Liberale të Pavarur, ka thënë se Stefanoviqi gjatë drekës në kafene është takuar me njerëz të partisë së tij, gjë që nuk meriton as të komentohet.
“Ne gjithsesi do të vazhdojmë të luftojmë për zgjidhjen e problemeve të përditshme të problemeve dhe për interesa të serbëve nga Kosova, kurse ndoshta edhe Beogradi një ditë  do ta kuptojë se me kë duhet të bisedojë, nëse vërtetë dëshiron të kujdeset për serbët në Kosovë”, ka thënë Petroviq.
Ai ka shtuar se është disi e palogjikshme që të anashkalohen përfaqësuesit legjitimë të cilëve serbë iu kanë dhënë votat, vetëm për arsye se i takojnë partive tjera politike.
“A udhëheq Stefanoviqi politikë partiake, apo kujdeset për interesat e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka pyetur Petroviqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close