Publikuar me datën: Mon, Jun 3rd, 2013

Beogradi do negociata për Gazivodën e trafostacionin Valac

Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshjen për sistemin e energjisë elektrike në veri të Kosovës, si dhe çështjen e transitit të  rrymës nëpër Kosovë.Ndërkaq trafostacioni Valac në veri të Kosovës kurrë nuk do të tërhiqte vëmendjen e opinionit po qe se nuk do të ishte pjesë e negociatave të Beogradit dhe Prishtinës dhe objekt i kontestit të sistemit energjetik rreth pronësisë. Sipas një reportazhi mbrëmë të Televizionit Publik të Serbisë (RTS), trafostacioni Valac, në përbërje të Rrjetit Energjetik të Serbisë, kontrollon furnizimin me energji tërë veriun e Kosovës, transmeton qik-u. Ndërsa 20 km më tutje në Zubin Potok është sistemi Gazivoda. Rreth gjysma e rrymës në veri të Kosovës prodhohet në atë vend, kurse nga liqeni akumulues me ujë furnizohet një pjesë e madhe e Kosovës.Drejtori i sistemit Gazivoda, Misha Bozhoviq, thotë se ky ujë është jetik edhe për veriun edhe për Kosovën qendrore, sepse furnizohen me ujë Mitrovica, Skënderaj, Vushtrria, Drenasi e gjithnjë deri në Prishtinë. Bozhoviq konfirmoi se Gazivoda dhe si dhe Valac veprojnë jashtë sistemit energjetik të Kosovës, por për Prishtinën është e papranueshme që të mos ketë kontroll mbi burimin strategjik të ujit.

Bozhoviq thotë se nuk duan të lënë askënd pa ujë dhe pa rrymë, por kërkon kompensim adekuat sipas standardeve evropiane.

Ndërkaq në KEK kanë thënë se situata e tanishme është ilegale, sepse furnizimi i veriut me rrymë është pa mundësi të faturimit dhe nuk ka as qasje në stabilimente. Drejtori i KEK-ut Arben Gjuka ka thënë se operatorët e stacionit Valac nuk kanë respektuar instruksionet e distribucionit të Kosovës dhe se kanë rrezikuar tërë sistemin energjetik.

Gjukaj ka thënë se operatorët e stacionit Valac kanë shkëputur në mënyrë të paligjshme sistemin dhe e kanë lidhur me largpërçuesin e Novi Pazarit (Serbi) .

Marrëveshja e Brukselit duhet të zgjidhë edhe çështjen e transitit ndërkombëtar të rrymës nëpër Kosovë që tani e kontrollon Serbia dhe vjel me miliona të ardhura.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close