Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Befasitë e bisedimeve me Serbinë

Fillimi i shpejtë i bisedimeve direkte me Beogradin, i paralajmëruar nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian se do të ndodhë brenda pak javësh, mund t’i zërë në “befasi” institucionet e Kosovës.

Ekzekutivi i vendit, ndonëse ka caktuar edhe bartësin (Edita Tahiri) të procesit të bisedimeve me Serbinë, megjithatë ende nuk e ka bërë publike agjendën e bisedimeve. Për më tepër, ende nuk dihet nëse Prishtina zyrtare ka një platformë të qartë të bisedimeve dhe nëse kjo platformë duhet të kalojë apo jo edhe nëpër “filtrat” e Kuvendit të Kosovës.

Nga ana tjetër, partitë politike dhe shoqëria civile, kanë kërkuar transparencë nga institucionet e Kosovës, në agjendën e bisedimeve si dhe kanë kërkuar që për këtë çështje kaq të ndjeshme të merret “leja” nga ana e organit më të lartë qeverisës në vend, Kuvendit.

Kabineti i shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka bërë me dije se përgatitjet për të nisur dialogun Prishtinë-Beograd janë në fazën finale.

BE: Konsultimet për dialog në fazën finale

Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq ka bërë të ditur se BE-ja po zhvillon konsultimet e fundit me palët. “Ne po kryejmë raundin final të konsultimeve para dialogut Prishtinë-Beograd. Presim që pas këtij raundi, dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e kabinetit të Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Ajo ka thënë se ka shumë fusha ku pritet të diskutohen në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Ka shumë fusha ku ekziston nevoja për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e raporteve, si: regjistrimi civil, aviacioni dhe tabelat e veturave. Pritet që të jetë proces hap pas hapi, ku të dyja palët do të tejkalojnë çështjet specifike në atë mënyrë për të cilën të dyja palët janë pajtuar t’iu qasen”, ka thënë Kocijançiq.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës se në këto bisedime do të diskutohen edhe çështjet politike, sidomos çështja e veriut, do të jetë një nga çështjet e para që do të diskutohet, sidomos kur kemi parasysh qëndrueshmërinë e qeverisë së re.

Edhe vetë fakti i emërimit të zëvendëskryeministres Edita Tahiri në rolin e shefes së ekipit kosovar në këto bisedime, nga shumë analistë dhe nga opozita është parë si provë e mjaftueshme bisedimet do të jenë të nivelit politik.

Se do të ketë bisedime politike nuk i ka përjashtuar as presidenti i vendit, Behgjet Pacolli. Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, i pyetur se a do të përfshihet veriu si temë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Pacolli nuk ka dashur që të komentojë shumë rreth kësaj çështjeje, por vetëm ka thënë se grupi i bisedimeve është në përgatitje e sipër dhe ata kanë agjendën, e vet e cila është e mbështetur nga, siç është shprehur ai, “miqtë tanë ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca”.

Opozita dhe shoqëria civile kërkon transparencë

Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend, Gauk Konjufca, ka thënë se platforma e bisedimeve duhet domosdo të kalojë edhe nëpër Kuvendin e Kosovës. “Në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e kam ngritur këtë çështje që negociatat patjetër të kalojnë nëpërmjet Kuvendit dhe e kam kritikuar këtë punën e emërimit të kryenegociatores, derisa nuk është diskutuar fare nëse bën apo jo dhe ne jemi informuar prej medieve”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria nuk bën në asnjë formë ta anashkalojë Kuvendin për këtë çështje kaq të ndjeshme për vendin.

Ndaj paralajmërimit të fillimit të shpejtë të bisedimeve me Serbinë të shtunën ka reaguar edhe Klubi për Politikë të Jashtme. Sipas këtij klubi, mënyra se si qeveria po i qaset këtij procesi, ngrit shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhohen në raport me interesat shtetërore.

“KPJ vlerëson se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagimin e KPJ-së.

Sipas këtij klubi, nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’u prijë bisedimeve, tregojnë se z. Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës. “KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet fillimisht të diskutohet e më pas të aprovohet fillimi i tij”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Derisa zyrtarë të lartë shtetërorë nuk kanë shprehur gatishmëri që të flasin dhe të japin detaje lidhur me bisedimet direkete me Beogradin, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari- Lila i ka thënë “Zërit” se patjetër se këto bisedime duhet të kalojnë edhe në Kuvend. Sipas saj, qeveria nuk mundet e vetme të hyjë në këto bisedime, por sipas saj në to duhet të përfshihet i tërë spektri politik.

KPJ-ja ka paralajmëruar qeverinë se nëse ajo do të devijojë nga vendimmarrja konensuale për hyrje në bisedime, ajo e rrezikon potencialisht stabilitetin e vendit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close