Publikuar me datën: Fri, Jul 22nd, 2011

BE në shtator pret qasje tjetër të Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 22 korrik – Bashkimi Evropian ka hequr dorë përkohësisht nga presionet ndaj Kosovës dhe Serbisë sa i përket dialogut. Zyrtarët e Brukselit nga gushti i fillojnë pushimet kolektive, dhe në këtë mënyrë Serbia dhe Kosova do të mund të “rrinë rehat” për një kohë, ndonëse raundi i fundit i dialogut ka dështuar dhe është shtyrë si rezultat i mosgatishmërisë së Beogradit që të pranojë vulat e Doganave të Kosovës.

Veprimi i Serbisë, përveçse ka çuar në shtyrjen e dialogut, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për bllokimin e mallrave të Serbisë dhe të hyjë në listën e shteteve që i thyejnë rregullat e CEFTA-s, gjë që Serbia e ka bërë për vite të tëra. “Nëse e keni pasur një avantazh moral, tash jeni në nivel të njëjtë. Këtu ka mirëkuptim për veprimin e Kosovës, por Brukseli nuk do dhe ndonjë krizë që është shkaktuar pa dashje. Andaj edhe nuk besohet se do të ketë ndonjë veprim deri në shtator. Nëse palët kanë ndonjë ide të mirë, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë, në të kundërtën, gjithçka mbetet për shtator”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë evropian.

Sipas të njëjtit burim, palët do të takohen në fillim të muajit shtator dhe deri atëherë palëve u është sugjeruar që të reflektojnë për qasjen e tyre dhe për mënyrën se si duan që të procedojnë më tutje.

“Ajo që ne kemi bërë është informimi i shkruesve të raporteve të progresit”, ka tërhequr vërejtjen ky zyrtar evropian. “Nëse marrëveshja nuk është arritur të mërkurën, atëherë duhet të arrihet në shtator”, ka thënë burimi.

Vazhdimin e dialogut vetëm në shtator e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançic.

“Lehtësuesi Cooper e ka bërë të qartë se procesi nuk është ndalur dhe se ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në mënyrë që marrëveshjet të arrihen. Në këtë pikë jemi ende. Në e kemi parë vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës dhe po e studiojmë. Vazhdimisht e kemi thënë se vendimet unilaterale nga palët nuk i zgjidhin problemet. Ajo që duam të shohim janë marrëveshjet mes palëve”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësja Kocijançic.

Sipas saj, qëndrimi i BE-së është shumë i qartë dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, baronesha Ashton, e ka parë të nevojshme që të dalë me qëndrime rreth shtyrjes së dialogut.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close