Publikuar me datën: Wed, Jul 20th, 2011

BE kërkon që Kosova të mos i përgjigjet njësoj Serbisë

Bruksel, 20 korrik – Burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanë thënë se ndër arsyet kryesore pse është anuluar raundi i ri i dialogut ka qenë mosgatishmëria e Beogradit që të pranojë kompromisin për vulat e Doganave të Kosovës. BE-ja nuk ka dashur të vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lëvizjen e lirë të mallrave” si parim themelor të saj. Serbia, siç thonë disa diplomatë, e ka parë pranimin e marrëveshjes si mundësi që dikush të sugjerojë se po pranon “elemente të shtetësisë së Kosovës”, ndërkohë që zyrtarët e BE-së kanë thënë se edhe UNMIK-u kishte dhënë mendimin pozitiv për vulat e Doganave të Kosovës. Tash në BE druajnë se Kosova vërtet do të mund të niste së shpejti masa reciproke tregtare ndaj Serbisë, diçka që në BE thonë se “nuk do të shihet me simpati”, ndonëse e kuptojnë “frustrimin e Kosovës”.

Disa burime të “Kohës Ditore” në BE kanë thënë se “dialogu ka pasur edhe për qëllim që të heqë arsyet për ndonjë masë unilaterale tregtare të Kosovës ndaj Serbisë”. Edhe tash, kur është e qartë se marrëveshja për të lejuar kalimin e mallrave të Kosovës (me vula të Doganave të Kosovës) nëpër Serbi nuk do të arrihet së paku deri në vjeshtë, e edhe nëse arrihet atëherë askush nuk e di kur do të hynte në fuqi. Në BE thonë se “ndaj masave unilaterale të Serbisë, e cila mban një lloj bllokade tregtare ndaj Kosovës, Prishtina nuk duhet të përgjigjet me masa unilaterale”.

Por në insistimin tonë se është Kosova ajo që me vite humb nga një gjendje e tillë dhe askush një shteti të pavarur nuk mund t’ia ndalojë të mbrojë parimet e veta, zyrtarët e BE-së kanë thënë se “nuk përzihemi në atë se a ka apo jo Kosova të drejtë të veprojë në atë mënyrë, por themi se një veprim i tillë nuk do të pëlqehej”.

Por disa diplomatë të disa shteteve anëtare pohojnë se edhe BE-ja ka qenë tepër tolerante ndaj Serbisë sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale dhe në CEFTA dhe se, ndonëse nuk e pëlqejnë, “askush nuk mund t’ia mohojë Kosovës të drejtën që të japë shenja se është shtet i pavarur”. Por përderisa disa shtete të BE-së do ta kuptonin Kosovën nëse ajo ndërmerr masa reciproke dhe ndalon hyrjen e mallrave të Serbisë në tregun e saj, një gjë e tillë nuk do të pëlqehej nga nëpunësit në Komisionin Evropian dhe në Këshillin e BE-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close