Publikuar me datën: Sat, Jun 25th, 2011

BE-ja rikthen përkohësisht kontrollet kufitare

Bruksel, 25 qershor – Shtetet anëtare të zonës së kufijve të hapur të Bashkimit Evropian do të jenë në gjendje që të rivendosin kufizime për të parandaluar fluksin e emigrantëve, kanë bërë të ditur të shtunën liderët e BE-së.

Masa e aprovuar erdhi si përgjigje e presionit të shtuar nga Franca dhe Italia, të cilat po pësojnë telashe me mijëra emigrantë ilegalë nga shtetet e përfshira në “Pranverën arabe” në Afrikën Veriore.

Si pasojë e kësaj, BE-ja tash e tutje do të krijojë një mekanizëm të re në zonën 25-anëtarëshe të Schengenit, me qëllim që të lejojë vendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare. Marrëveshja e Schengenit kishte eliminuar kontrollet rutinore të pasaportave në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së dhe konsiderohet nga Brukseli si një prej të arriturave më të mëdha të bllokut.

Në samitin në Bruksel, të premten vonë, liderët e bllokut kërkuan nga Komisioni Evropian rishikimin e sistemit Schengen, ashtu që shtetet të rivendosin kontrollet kufitare “në raste të situatave vërtet kritike”.

Mekanizmi i ri tash do t’u lejojë shteteve që përballen me presion të pazakontë emigrantësh që të rrisin shkallën e kontrolleve në kufijtë e tyre, por “pa e rrezikuar parimin e lëvizjes së liri për njerëzit”.

“Si mundësi e vetme e veprimit… një kontroll kufitar do të lejohet që të ndërmerret”, është vendosur në samit. Schengeni aktualisht lejon rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare në raste të veçanta, për të garantuar rendin publik, por prej tash e tutje Brukseli kërkon që masat e tilla të përkohshme të përhapen qartazi edhe në nivelin mbarevropian.

Pjesa më e madhe e shteteve të BE-së janë anëtare të Schengenit, përfshirë edhe tri shtete joanëtare si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Pesë shtete të BE-së, Bullgaria, Qiproja, Republika e Irlandës, Rumania dhe Britania, megjithatë nuk janë pjesë e regjimit të lëvizjes së lirë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close