Publikuar me datën: Mon, Mar 14th, 2011

BE-ja po e humb durimin me konstruksionet e Martyt

Bruksel, 14 mars  – Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i interesuar për hetime profesionale dhe sqarime deri në fund për akuzat që ka bërë Dick Marty ndaj disa ish- udhëheqësve të UÇK-së, ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj vetë BE-së,  për rastin e dyshuar të trafikimit të organeve. Por, në kohën kur  në BE pohojnë se EULEX-i tashmë ka nisur hetimet e veta, fitohet përshtypja se Dick Marty sikur nuk dëshiron të ndihmojë dhe, në vend që të ofrojë prova për akuzat që ka bërë ai, vë në dyshim vullnetin e BE-së dhe profesionalizmin e EULEX-it për ta çuar këtë punë deri në fund. Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Dick Marty në kontaktet e pakta që ka pasur me BE-në, qoftë në mënyrë të shkruar apo edhe në paraqitjen e fundit në një takim të mbyllur në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi konkrete, madje ka zgjeruar akuzat duke vënë dyshime edhe ndaj disa deputetëve të Parlamentit Evropian. “Sa më shumë që kemi kontakte me Dick Martyn aq më shumë konfuzë bëhemi, ai jep deklarata kontradiktore dhe nuk dëshiron të sqarojë. Kur i vërtetojmë disa pohime të tija kuptojmë se nuk e ka thënë të vërtetën. Për shembull, edhe vetë autoritetet e Serbisë janë shprehur të shokuara kur Marty ka thënë se nuk ka marrë informata nga ta, sepse vetë serbët pranojnë se i kanë dhënë disa paketa me material“, ka thënë një zyrtar evropian për “Kohën Ditore”.
Edhe shumë deputetë të Parlamentit Evropian kanë dalë të hutuar nga debati me Dick Martyn, të enjten e shkuar në Strasbourg. Ai atyre nuk ua ka dhënë asnjë dëshmi për akuzat që ka bërë, madje i ka zgjeruar ato duke vënë në dyshim profesionalizmin e EULEX-it që të kryejë hetimet. Sipas disa deputetëve të Parlamentit Evropian, Dick Marty ka thënë disa të pavërteta. Së pari ka përmendur si bazë një raport të UNMIK-ut të vitit 2003 (raport i cili nga Beogradi është lëshuar në qarkullim këto ditë), i cili flet për të ashtuquajturën „Shtëpi të verdhë“ në veri të Shqipërisë. Në konstatimin e Dick Martyt se „pas këtij raporti të UNMIK-ut nuk ka pasur hetime të mëtejme“ kanë reaguar disa deputetë duke e quajtur këtë pohim si të pavërtetë, sepse vetë Tribunali i Hagës ka bërë hetime dhe ka konstatuar se nuk ka fakte për të dëshmuar akuzat. Disa deputetë e kanë pyetur Dick Martyn se „kush do të duhej, sipas tij, të bënte hetimet, pasi që, siç thotë ai, Tribunali i Hagës nuk bën, EULEX-i nuk bën, UNMIK-u nuk i ka bërë si duhet, e kush bën atëherë?“, nuk ka pasur përgjigje nga senatori zviceran.  „Nuk mund të pranojmë argumentet se dëshmitarët kanë frikë nga e tërë bota, por i besojnë vetëm Dick Martyt. Në këtë rast ne duhet të mbrojmë edhe autoritetin dhe kredibilitetin e BE-së dhe të misionit tonë EULEX-it“, ka thënë për gazetën një deputet. Marty nuk ka qenë në gjendje të saktësonte nëse dëshmitarët e tij i kanë parë apo jo operacionet e heqjes së organeve, për çka ai ngre akuza. Deputetë të shumtë kanë kritikuar në takim Martyn për qasje joprofesionale, për shkrim të raportit në një mënyrë e cila diskrediton një parlamentar, sepse nuk mund të bëhen akuza pa nxjerrë prova.
Marty po ashtu është dukur jobindës sepse shihej se nuk i kishte as informatat elementare për rrethanat në të cilat ishte zhvilluar lufta në Kosovë, ngatërronte zonat dhe komandantët. Një tjetër shkon aq larg, saqë thotë se „gjithnjë e më shumë duket se Marty i ka të dhënat nga Beogradi“.  Marty, i zënë në befasi me pyetjet që ia bënin deputetët e Parlamentit Evropian, duke vënë me fakte në dyshim disa pohime të tij, ka filluar t’i akuzojë disa se kanë „interesa personale, sepse kanë lidhje me politikanët e Kosovës“

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close