Publikuar me datën: Sat, May 22nd, 2010

BE-ja paralajmëron Shqipërinë për ndalje të plotë të procesit të integrimeve

Bruksel, 22 maj – Ndonëse nuk është arritur pajtim i plotë në takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe liderit të opozitës, Edi Rama, në Strasburg, BE-ja sheh disa rezultate pozitive.
“Pajtim nuk ka pasur, por disa qëndrime janë afruar. Besojmë se të dyja palët do ta kuptojnë seriozitetin e momentit, do të reflektojnë në tri javët e ardhshme dhe do të gjejnë një zgjidhje. Në të kundërtën, të dytë, Berisha dhe Rama, do të mbajnë si barrë të tyre përgjegjësinë për rrezikimin më serioz të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së”, ka thënë një burim i BE-së për “Kohën Ditore”, pas takimit të Strasburgut që ka nisur në mbrëmjen e së enjtes dhe ka përfunduar në orët e para të së premtes në restorantin “Crokodile”.
Durimit të Bashkimit Evropian me situatën politike në Shqipëri duket se i ka ardhur fundi dhe BE-ja dëshiron që kreu i Qeverisë dhe ai i opozitës shqiptare të gjejnë rrugëdalje menjëherë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi. Në të kundërtën, BE-ja do të ndërpresë procesin formal të integrimit të Shqipërisë. Kjo porosi e BE-së thuhet të ketë qenë kyçe që të dyja palët të pranojnë të takohen, që Berisha të dëshmojë gatishmëri për kompromis dhe socialistët t’i japin fund grevës së urisë.
Komisioni Evropian në këtë moment është duke analizuar përgjigjet që Shqipëria i ka dhënë në pyetësor, në mënyrë që të japë mendimin për aplikacionin formal të Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Në rast të vazhdimit të situatës konfliktuale politike në Shqipëri, siç ka qenë deri tash, Komisioni ose do të ndërpriste punën në këtë dosje të Shqipërisë, ose do të dilte në fund të vitit me një mendim negativ, ku do të konstatonte se “Shqipëria nuk i përmbushë as kriteret elementare politike për të marrë statusin e kandidatit”. Si arsye për këtë, thonë burimet në BE, Komisioni do të merrte faktin se “Parlamenti në Shqipëri është jofunksional”, ndërsa për të pasur status kandidati secili shtet duhet së paku të përmbushë kriteret themelore politike, siç është funksionimi i duhur i institucioneve demokratike.
“Vetë fakti se Berisha dhe Rama kanë pranuar të vijnë në Strasburg me një thirrje aq të shpejtë, tregon se ata e kanë kuptuar seriozitetin dhe duan zgjidhje tani”, tha një burim që ka qenë në takim.
Takimi në Strasburg është thirrur nga liderët e të dy grupimeve më të mëdha në Parlamentin Evropian, Joseph Daulnga, grupimi i djathtë demokristian (familje së cilës i takon edhe PD-ja e Sali Berishës) dhe Martin Schulz, nga grupimi socialist, që është më i afërt me socialistët e Shqipërisë, por edhe me Lëvizjen për Integrim të Ilir Metës. Kjo nismë e përbashkët e këtyre dy grupimeve të Parlamentit Evropian është menduar për t’i dërguar Shqipërisë porosinë se nëse dy grupimet kundërshtare në Parlamentin Evropian mund të veprojnë së bashku në një çështje me interes të përbashkët, atëherë një gjë e tillë pritet edhe nga Shqipëria. Këtë nismë të Parlamentit Evropian e kanë mbështetur edhe Komisioni Evropian, edhe Këshilli i BE-së. Prandaj në atë që mediet e Shqipërisë tashmë e quajnë “darka e Strasburgut” ka marrë pjesë edhe komisionari i Zgjerimit, Stefan Fule. Ky i fundit pas takimit nuk ka dhënë deklarata pos që ka thënë se “ishte një takim i mirë”.
Sipas burimeve të BE-së, kushti i parë për takim i paraqitur nga organizatorët, pra përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, ka qenë që të pranohen rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve dhe të njihet se Sali Berisha është kryeministër legjitim i Shqipërisë. Thuhet se Edi Rama ka pranuar një kusht të tillë. Po ashtu, thuhet se Rama ka pranuar që të analizohet vetëm “materiali zgjedhor” e jo doemos të hapen kutitë për rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit të shkuar. Kryeministri Berisha nuk ka pranuar mundësinë e hapjes së kutive të votimit, duke thënë se “një gjë të tillë mund ta urdhërojë vetëm Gjykata Kushtetuese”.
Disa burime diplomatike në BE kanë thënë se presin që në ditët që vinë të mbretërojë “maturia dhe racionaliteti” në Shqipëri dhe madje jo vetëm nga liderët politikë, por edhe nga mediet, të cilat nga ana e diplomatëve në Bruksel nuk amnistohen nga përgjegjësia për situatën konfliktuale të krijuar në muajt e fundit. “Procesi i zgjerimit të BE-së është edhe ashtu gjithnjë e më pak i dëshiruar nga disa vende të BE-së. Nëse situata në Shqipëri vazhdon kështu, atëherë skeptikët e zgjerimit do të kenë një arsye më shumë për të ngadalësuar procesin. Prandaj, të dyja palët, pa dallim, duhet të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë se çfarë dëmi po i bëjnë popullit për shkak të interesave të ngushta personale”, tha për “Kohën Ditore” një diplomat i BE-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close