Publikuar me datën: Thu, May 17th, 2012

BE-ja nuk mirëpret kushtëzimin e dialogut

Bashkimi Evropian insiston në vazhdimin pa kushte të  dialogut Prishtinë-Beograd. Përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se Kosova dhe Serbia kanë edhe shumë çështje që duhet t’i zgjidhin mes vete. Para së gjithash, ai ka deklaruar se nga dialogu varet edhe procesi i përafrimit të këtyre dy vendeve me familjen evropiane, raporton “Koha Ditore”. “Dialogu  duhet të vazhdojë pasi që ka ende gjëra që duhet bërë. Ne e kemi thënë se progresi i Kosovës dhe i Serbisë drejt BE-së do të maten edhe nëpërmjet dialogut dhe marrëdhënieve ndërmjet vete. Andaj është në interes të të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë dialog”, ka thënë Zhbogar. Vazhdimi i dialogut teknik është kushtëzuar nga Kuvendi i Kosovës me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kushti është vëndosur më 10 maj pas përfundimit të interpelancës së kryenegociatores Edita Tahiri, e cila ishte ftuar të jepte shpjegime lidhur me trajtimin e çështjes së të pagjeturve gjatë bisedimeve në Bruksel.

Zhbogar nuk ka parapëlqyer të lëshohet në komentime të zhvillimeve në Kuvend, por ka rikujtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është kërkuar edhe me Rezolutë të OKB-së.

“Qëllimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja është afrimi i Kosovës dhe Serbisë me BE-në. Ky dialog, ashtu siç është parashikuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të rrisin bashkëpunimin, të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe i ka afruar të dyja palët më afër BE-së”, është shprehur përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë.

Për më shumë se një vit, sipas tij, janë mbajtur nëntë takime mes palëve.

“Ato (takime) kanë rezultuar me shtatë marrëveshje në çështje të rëndësishme, përfshirë lirinë e lëvizjes, menaxhimin e integruar të kufirit, dhe bashkëpunimin rajonal. Tash është me rëndësi që këto marrëveshje të zbatohen plotësisht”, ka shtuar Zhbogar.

Zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani e kanë kërkuar edhe zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës. Por, para së gjithash, ata janë shprehur të gatshëm për t’i respektuar vendimet e Kuvendit të Kosovës.

“Ne kemi respektuar gjithmonë opinionet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimet, rezolutat, deklaratat e rekomandimet i vlerësojmë lart dhe në çdo veprim dhe vendim do ta respektojmë gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka deklaruar të mërkurën kryeministri Hashim Thaçi.

Dialogu teknik me Serbinë ka filluar më 8 mars të vitit të kaluar. Ky dialog është mbështetur me Rezolutë të Kuvendit, pa pëlqimin e opozitës. Agjenda e dialogut parashihej të përfshinte vetëm çështjet teknike të interesit të

përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.

Në raundin e fundit të bisedimeve është arritur marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës në nismat rajonale me fusnotën, që për referencë ka Rezolutën 1244 dhe Opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Si çështje, të hapura për bisedime kanë mbetur energjetika dhe telekomunikacioni. Dialogu edhe ashtu është pezulluar para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, dhe deri tani nuk është dhënë ndonjë datë për rifillimin e tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close