Publikuar me datën: Wed, Sep 28th, 2011

BE e SHBA nuk duan dialog për doganat

Shteti serb nuk ia ka arritur që të fus në agjendë çështjen e pikave doganore, dhe më pas ka refuzuar edhe takimet tjera për çështje teknike. Një komunikate e Qeverisës së Kosovës sqaron se përfaqësuesit e BE dhe SHBA ka njoftuar delegacionin e Kosovës për refuzimin e kërkesë së Serbisë që të bisedohet për këtë çështje.

“Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve njoftuan delegacionin e Kosovës për bisedat e zhvilluara me përfaqësuesin e palës Serbe , z. Stefanoviq, si dhe për refuzimin kategorik të kërkesës së Serbisë për të përfshirë në agjendën e dialogut çështjen e pikave doganore. Po ashtu, ata siguruan se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin fuqishëm Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit, si dhe përgëzuan Qeverinë  për implementimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë.”,  thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë sipas këtij njoftimi  zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shtroi çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve të arritura  si dhe dorëzoi Raportin Zyrtar të Qeverisë së Kosovës për situatën e implementimit. Ajo theksoi se pala e Kosovës ka qenë dhe mbetet e angazhuar për suksesin e dialogut teknik por konsideron se çelësi i suksesit të dialogut është implementimi i marrëveshjeve.

“Delegacioni i Kosovës kërkoi nga ndërmjetësi  z. Cooper, që Bashkimi Evropian të bëjë vlerësimin zyrtar të ecurisë së implementimit të marrëveshjeve si dhe të vlerësojë drejtë përformancën e palëve në dialog. Kosova ka qenë palë konstruktive gjatë gjithë procesit,  si në arritjen e marrëveshjeve ashtu edhe në zbatimin e tyre, andaj delegacioni i Kosovës kërkoi që ky konstruktivitet dhe seriozitet i Qeverisë së Kosovës të rezultojë me përparimin substancial të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, ashtu siç parasheh Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së për dialogun. Konkretisht delegacioni i Kosovës kërkoi që Kosova për arritjet e saja në dialog duhet të marrë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe pret që BE-ja të marrë vendim sa më shpejtë për këtë, u tha mes tjerash në njoftim.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close