BDI propozon kandidatët për Kryetar të Komunave

Duke u bazuar në :
- Vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Demokratik per Integrim, për cilësi, transparencë, përgjegjësi, ndershmeri dhe dinjitet ,
- Përcaktimet tona për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike,
- Përcaktimet tona për rezultate të prekshme në ngritjen e standardit të jetës së qytetarëve tanë në nivel lokal,
- Bindjet tona se kandidatët tanë janë edhe Kryetarët e ardhshëm të Komunave
- Vullnetin dhe pritjen e qytetarëve:
Kryesia e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, në mbledhjen e mbajtur sot, me date 13.01.2013 miratoi listen e kandidatëve për kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale 2013, të cilën do t’ia dorëzon Këshillit të Përgjithshëm të Partisë për miratim.
Lista e Kandidatëve është si vijon:
- 1. Kandidat për kryetar të komunës së Tetovës propozohet znj. Teuta Arifi
- Kandidat për kryetar të komunës së Kërcovës propozohet z. Fatmir Dehari
- Kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit propozohet z. Nevzat Bejta
- Kandidat për kryetar të komunës së Cairit propozohet z. Izet Mexhiti
- Kandidat për kryetar të komunës së Strugës propozohet z. Arben Llabenishti
- Kandidat për kryetar të komunës së Dibrës propozohet z. Ruzhdi Lata
- Kandidat për kryetar të komunës së Sarajit propozohet z. Bekim Murati
- Kandidat për kryetar të komunës së Zhelinës propozohet z. Fatmir Izairi
- Kandidat për kryetar të komunës së Likovës propozohet z. Sadulla Duraku
- Kandidat për kryetar të komunës së Bogovinës propozohet z. Hazbi Idrizi
- Kandidat për kryetar të komunës së Tearcës propozohet z. Isen Asani
- Kandidat për kryetar të komunës së Haracinës propozohet z. Brahim Ajvazi
- Kandidat për kryetar të komunës së Pllasnicës propozohet z. Ismail Jahoski
- Kandidat për kryetar të komunës së Vrapcishtit propozohet z. Bajram Kadria
- Kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës propozohet z. Enver Pajaziti
- Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit propozohet z. Fati Iseni
Për Komunat tjera, Kryesia do të vendos deri më 16.01.2013, e Mërkurë, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.