Publikuar me datën: Wed, Nov 3rd, 2010

BDI-ja e Ahmetit do të padisë falsifikatorët e dosjeve

Shkup, 3 nëntor- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka formuar grup special punues që do të merret me hetimin e dosjeve të publikuara dhe të lëna nëpër oborre. Grupi i punës do të përbëhet nga pesë anëtarë Abdilaqim Ademi do të menaxhojë me këtë grup ndërsa anëtarë do të jenë Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Tahir Hani dhe Talat Xhaferi. Ata për këtë çështje do të ngrenë padi penale ndaj disa personave dhe subjekteve të involvuar në fabrikimin dhe publikimin e dosjeve. Deputeti i BDI-së Tahir Hani thotë se paditë penale do të varen drejtpërdrejtë nga grupi punues se kur do të paraqiten në organet gjyqësore.
“Falsifikimi i dosjeve që këto ditë u paraqit në opinion kanë për qëllim politikisht ta destabilizojnë Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, qëllimi i tyre është që të diskreditohet lideri i BDI-së Ali Ahmeti, por edhe shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon”, ka thënë në Strumicë, nënkryetari i Qeverisë Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shqyrtimin e fundit të situatës me dosjet e rreme nga ana e kryesisë së BDI-së. Pas vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve dhe pas konstatimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme se këto dokumente janë falsifikat, BDI-ja, paralajmëroi ai, do të parashtrojë padi penale për personat që e kanë urdhëruar, por edhe për distributorët e dosjes. Për kryesinë e BDI-së, thekson Ademi, është e qartë se qëllimi për të tilla dokumente është, para së gjithash, diskriminimi i personaliteteve publikë dhe politikë, por edhe i qytetarëve dhe shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. “Gjithsesi që qëllimi i këtyre dosjeve të falsifikuara është destabilizimi i Republikës së Maqedonisë nga aspekti politik dhe pikërisht prandaj kryesia më e lartë e BDI-së mbrëmë seriozisht e shqyrtoi situatën dhe konsiderojmë se falsifikatorët nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, sepse Republika e Maqedonisë ka institucione që funksionojnë dhe të cilat tashmë konstatuan se ato dokumente janë falsifikat”, shtoi Ademi. “Kryesia e qendrore e BDI-së ka formuar grup të punës që do të merret me fabrikimin e dosjeve. Ata që qëndrojnë pas dokumenteve apo dosjeve të fabrikuara duhet të dalin para organeve të drejtësisë. Institucionet u deklaruan se këto dosje janë të falsifikuara dhe ata persona dhe subjekte duhet të japin përgjegjësi para institucioneve”, deklaroi Hani nga BDI-ja. Sipas tij, i mbetet grupit të punës të caktojë se kur do të ngrihen këto padi. I pyetur se kush dikush tjetër qëndron pas këtyre dosjeve Hani thotë se janë të përziera disa qendra. “Këto dokumente janë falsifikuar nga disa qendra dhe disa persona pa marrë parasysh se kush është i involvuar në këtë proces, do ta pastrojmë deri në fund”, deklaroi Hani. Jozyrtarisht nga BDI-ja thonë se shumë shpejtë do ta paditin profesorin Shpend Lushin,  ish-inspektorin e UDB-së Bozhidar Spasiq dhe Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH). Nga BDI thonë se këtë hap po e ndërmarrin pasi që dosjet e deponuara nga profesori Lushi dhe njëra e publikuar në një gazetë të përditshme maqedonase Komisioni për lustrim i shpalli të pavlefshme dhe plagjiat.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close