Publikuar me datën: Sun, Jun 12th, 2011

BDI, formon ekipin negociator

Shkup, 12 qershor – Kryesia e BDI-së, në një mbledhje të shtunën mbrëma, ka formuar grupin negociator, i cili prej të hënës do t’i fillojë bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re. Si mëson jo zyrtarisht Alsat-M, grupin negociator të BDI-së do ta udhëheqë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdilaqim Ademi, ndërkohë që pjesë e ekipit do të jenë edhe nënkryetari Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Ermira Mehmeti-Devaja dhe Fatmir Besimi. Po ashtu, jo zyrtarisht mësohet se kësaj radhe BDI-ja është e vendosur që të marrë drejtimin e Kuvendit, ndërsa si emër që më së shumti lakohet për këtë postë është nënkryetarja e partisë, Tetuta Arifi.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshime sa i përket postit të zëvendëskryeministrit dhe resorëve tjerë ministrorë. BDI-ja do të kërkojë drejtimin e njërit prej dikastereve kryesore, siç janë Ministria e Jashtme, ajo e Brendshme apo Ministria e Financave.

Duke komentuar relacionin e ri të forcave në Kuvend, analistët politikë ditë më parë deklaruan për Alsat se BDI-ja është në avantazh, sepse mund të kushtëzojë partnerin e koalicionit me përmirësim të pozitës në ekzekutiv.

Nga VMRO-DPMNE-ja nuk ka prononcime lidhur me përbërjen e re qeveritare. Nga partia e Gruevskit, përveç me BDI-në, gjatë ndarjes së posteve duhet të llogarisin edhe  partnerët maqedonas të koalicionit. Në përbërjen e ekzekutivit deri në zgjedhje, BDI-ja, përveç postit të zv/ kryeministrit, ka drejtuar resorin e Ekonomisë, atë të Shëndetësisë, Punës dhe Politikës Sociale, Pushtetit Lokal dhe Ekologjisë.

Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë qendrore i është bërë pikërisht edhe një analizë punës së këtyre ministrive dhe në përgjithësi bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në në tre vjetët e kaluar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close