Publikuar me datën: Sat, Feb 5th, 2011

Bastisje pa zhurmë e autoblinda në Ministrinë e Transportit

Prishtinë, 5 shkurt – Tri ditë rresht policë të EULEX-it kanë bastisur zyrën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Transportit dhe Postë -Telekomunikacionit të Kosovës, Nexhat Krasniqi.
Të veshur me rroba civile dhe larg syve të publikut, ata kanë mbledhur të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me tenderë të kësaj ministrie për të paktën pesë rrugë.
Burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë thënë se pas intervistimit të Nexhat Krasniqit, të hënën dhe të martën, policë të EULEX-it, të specializuar kundër krimeve ekonomike, kanë vazhduar hetimet me bastisje në zyrën e tij, ku kanë marrë të gjitha materialet për tenderë rrugësh e dosje të tjera që konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e dyshimeve për korrupsion.
“Z. Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministri të Transportit është marrë në pyetje për dy ditë rresht. Ai është përgjigjur lidhur me disa tenderë për rrugë. Krasniqi është marrë në pyetje nga policë të EULEX-it, të autorizuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonimiteti.
“Pas përfundimit të intervistës hetuesit policorë të veshur me rroba civile nga e mërkura deri të premten pasdite thuajse gjatë gjithë ditës kanë vazhduar bastisjen. Ata kanë mbledhur gjithçka që kanë konsideruar se është e rëndësishme”, ka thënë ky burim. Bastisjen në Zyrën e Prokurimit e ka konfirmuar edhe EULEX-i pa dashur të jepte më shumë detaje nga hetimi.
Ndërkohë policët e EULEX-it nuk janë marrë me të dyshuarin tjetër, ministrin në largim, Fatmir Limaj. Sipas burimeve, bastisjet do të ndodhin pasi që Limaj të intervistohet. Limaj dhe Krasniqi dyshohen për shpëlarje parash, krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe ryshfet

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close