Bashkimi në finale me Trepçën, pasi e mundi Pejën

Bashkimi i Prizrenit ngadhënjeu në duelin me Pejën, që ishte skuadra mikpritëse. Ai do të jetë finalisti dytë i Kupës së Kosovës në basketboll. Bashkimi mundi mbrëmë Pejën në palestrën e Karagaçit me rezultat 83:75, pas lojës shtesë, meqë në kohën e rregullt rezultati ishte 73:73.
Ekipi prizrenas ngadhënjeu në saje të kontributit të plejmekerit Samir Shaptahoviq, i cili shënoi 24 pikë.
Në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll të shtunën takohen (në Pejë) Bashkimi e Trepça, e cila dje eliminoi Sigal Prishtinën.
Peja – Bashkimi 75:83 (17:18, 18:12, 21:16, 17:27; 2:10)
Peja: Gashi, Radoni 14, Edwards 8, Hajdari, Scott 21, Grapci 2, Beqiri 3, Ahmetbashiq 10, Qollaku, Kovaqi, Mazreku 17, Idrizaj.
Bashkimi: Little 21, Shaptahoviq 26, H. Gashi, A. Gashi 8, Hyda, Juniku 5, Shushtaku, Kurti 10, Biraj 9, Hajdaraj, Ilazi, Zenelaj 4