Publikuar me datën: Wed, Sep 21st, 2011

Barrikadat presin Thaçin e Jahjagën

Barrikadat në veri të Kosovës do të mbesin aty të paktën deri sa në Kosovë të rikthehen dy liderët e vendit, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se EULEX-i dhe KFOR-i në konsultim me institucionet e Kosovës kanë vlerësuar se nuk do të bëhet asnjë përpjekje apo aksion për heqjen e barrikadave në kohën derisa delegacioni i lartë kosovar po zhvillon takime në kuadër të sesionit të OKB-së në New York. KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë. Në këtë mënyrë të dy këta mekanizma ndërkombëtarë i presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.

Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës  për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë kurrfarë ultimatumi për heqjen e barrikadave.

“Nuk kemi dhënë kurrfarë ultimatumi. Ne nuk pajtohemi me barrikadat, por përderisa situata mbetet e qetë, mundësohet qarkullimi i KFOR-it dhe nuk rrezikohet jeta e njerëzve ne mund të vazhdojmë kështu”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

Ai e ka konfirmuar se misioni i NATO-së pret që të ketë konsultime politike për heqjen e barrikadave

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close