Publikuar me datën: Fri, Jul 13th, 2012

Barrikada për “mbrojtje” apo për sulm?

Pavarësisht se rreth dhjetë ditë më parë KFOR-i ka hequr barrikadën në rrugën magjistrale që lidh Mitrovicën me Leposaviqin, në fshatin Rudare, në veri të Kosovës ende vazhdojnë të jenë të bllokuara disa rrugë me barrikada, vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti thotë se barrikadat ende qëndrojnë në dy rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës me pjesën veriore të vendit, të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes, si dhe në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok, në fshatin Zupçë, ku qëndrojnë edhe grupe ekstremiste dhe kriminale, të cilat në raste edhe i kanë sulmuar qytetarët që kanë lëvizur në atë drejtim.

“Aorta kryesore e lidhjes së rrugëve të qytetit, veri dhe jug, është e bllokuar, marrë parasysh faktin e vendosjes së barrikadës në urën kryesore dhe në afërsi të ‘Shkollës Teknike’, që lidh përkatësisht ‘Lagjen e Boshnjakëve’”.

“Zakonisht, në pikën në Zupç kemi tubimin e grupeve të ekstremistëve serbë, të cilët monitorojnë atë pjesë të rrugës dhe në situata kur identifikojnë persona që kalojnë me automjete me targa vendore, e përdorin si cak të sulmit. Zakonisht sulmet fizike ndodhin pikërisht në atë pjesë, do të thotë në lokalitetin e Zupçës”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë .

Në anën tjetër, Millan Ivanoviq nga i ashtuquajturi Këshill Kombëtar Serb, thotë se barrikadat për serbët e veriut kanë rëndësi simbolike dhe esenciale.

Sipas tij, për serbët barrikadat paraqesin pengesë për depërtimin e dhunës dhe tensioneve nga ana e shqiptarëve.

Nisur nga kjo, siç thotë ai, tash për tash serbët nuk dëshirojnë t’i largojnë barrikadat dhe, sërish sipas tij, ato nuk e rrezikojnë askënd.

“Barrikadat nuk e rrezikojnë lëvizjen e askujt. Barrikadat nuk e rrezikojnë askënd, ndërkaq serbëve ato ua mundësojnë që të ndjehen më mirë. Shqiptarët e kanë lëvizjen e lirë, praktikisht në çdo drejtim, me këtë marrëveshjen famoze, e cila  interpretohet në mënyra të ndryshe”.

“Shqiptarët e kanë fituar edhe lëvizjen e lirë nëpër Serbi, ndërkohë që ne serbët nga veriu, nuk guxojmë të shkojmë në jug të lumit Ibër”, shprehet Ivanoviq.

Por, pohimet e tij i hedh poshtë Hoti, i cili thotë se vetëm tre ditë më parë në Zupçë është sulmuar një qytetar shqiptar nga ekstremistët serbë.

“Rastin e fundit e kemi pasur tre ditë më herët, kur një shqiptar është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të natyrës së rëndë, marrë parasysh faktin që, sipas raportit mjekësor, dy brinjë i ka të thyera, si rezultat i sulmit nga grupi  i personave të strukturuar”, bën të ditur Hoti.

Ivanoviq thotë se numri i sulmeve mbi serbët në anën jugore të lumit Ibër është i pakrahasueshëm me numrin e sulmeve ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës.

I pyetur nëse sulmi në Zupçë është revansh, ai thotë se revanshi nuk duhet të ekzistojë dhe se e dënon çfarëdo sulmi ndaj cilit do qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë që të lëvizin nëpër mjediset serbe në komunat e veriore, sepse pastaj vjen deri të destabilizimi, deri te më shumë sulme, tensione e të tjera. Ne po e shohim se atje ku mjediset janë etnikisht të pastra, aty nuk ka dhunë. Ne nuk kemi probleme në Leposaviq, Zveçan dhe veriun e Mitrovicës”, thekson Ivanoviq.

Një tjetër “lider” serb nga veriu i vendit, Nebojsha Joviq thotë se heqja e barrikadave në Mitrovicë do të shkaktonte destabilizimin e tërësishëm të situatës në veri të Kosovës.

“Mendoj se EULEX-i, KFOR-i dhe pala shqiptare janë të vetëdijshme se çfarë rreziku mund të prodhojë heqja e dhunshme e barrikadave. Ne kemi thënë edhe më parë se barrikadat nuk janë problem në Kosovë, sepse ato mund të hiqen për 5 minuta, nëse shqiptarët do të jepnin garanci të forta se përfaqësuesit e tyre nuk do të jenë në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë”, shprehet Joviq.

Sipas Hotit, vendimi eventual për heqjen e barrikadave nuk merret vetëm nga ana e institucioneve të Kosovës, por në mënyrë të përbashkët me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, siç janë KFOR-i dhe EULEX-i.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close