Publikuar me datën: Tue, Mar 15th, 2011

Barnat e skaduara ndotin mjedisin

Ndonëse me udhëzimin administrativ 05/2008 për administrimin me mbeturinat medicinale, qytetarët që posedojnë barna me afat të skaduar duhet t’i dorëzojnë ato nëpër qendra të mjekësisë familjare, për këtë as që kanë dëgjuar ndonjëherë udhëheqësit e qendrave të mjekësisë familjare, e aq më pak qytetarët.

Sado që hedhja e barnave me afat të skaduar në mbeturina mund të ketë efekte ndotëse për ambientin, qytetarët të painformuar me përmbajtjen akteve ligjore, të cilat qe gati dy vite e rregullojnë çështjen e mbeturinave medicinale, vazhdojnë të merren vetë me asgjësimin e tyre.

Avdullah Hoti, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se nga tri llojet e mbetjeve mjekësore më së vështiri e kanë me shkatërrimin e barnave me afat të skaduar për shkak se nuk ekziston ndonjë furrë speciale për shkatërrimin e tyre.

Derisa për filmat dhe mbetjet e rëntgenit thotë se ka dy vite, që e kanë zgjidhur problemin në bashkëpunim me një kompani private, që merret me riciklimin e tyre, problemin e grumbullimit të një sasie të madhe të gjilpërave dhe shiringave, të cilat janë shumë të rrezikshme Hoti thotë se janë në përpjekje për ta zgjidhur në bashkëpunim me QKUK-në, e cila posedon një furrë speciale për asgjësimin e tyre.

Hoti: S’jemi të informuar

“Absolutisht nuk kemi vende të caktuara dhe tani kanë filluar të na pengojnë, sidomos verës kur fillojnë të kundërmojnë”, thekson ai. Por, problem i pazgjidhshëm për këtë qendër, sikur edhe për gjithë Kosovën, mbetet asgjësimi i barnave. Një sasi të caktuar të barnave me afat të skaduar, ai thotë se janë duke e ruajtur në një depo të caktuar derisa të gjendet një zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë për asgjësimin e tyre.

Ndërkaq, sa i përket udhëzimit 05/2008 për administrimin me mbeturinat medicinale, Hoti thotë se nuk kanë ndonjë njoftim se qendrat e mjekësisë familjare janë të obliguara që nga qytetarët të pranojnë barnat apo medikamentet me afat të skaduar të përdorimit ose të dëmtuara.

“Absolutisht nuk kemi pasur ndonjë njoftim, që jemi të obliguar që t’i pranojmë”, thotë ai. Sikur të merrnin një urdhëresë të tillë ai thotë se do të detyroheshin ta realizonin atë, ndonëse thotë se nuk kanë vend ku t’i dërgojnë ato.

Nga ana tjetër, Faik Hoti, drejtor i Departamentit të Informimit në MSH, thotë se punëtorët shëndetësor duhet ta lexojnë ligjin, që të njoftohen me të, ngase nuk është problem i ministrisë nëse ata nuk kanë dijeni për obligimet që kanë ndaj qytetarëve.

Për mundësinë që barnat me afat të skaduar të kthehen nëpër qendrat e mjekësisë familjare Hoti mendon se qytetarët duhet të njoftohen nga farmacistët në kohën, kur ata i marrin barnat nëpër farmaci.

“Në ligj ekziston dispozita ligjore, sipas të cilës përveç dispenzimit farmacisti krahas sqarimeve për përdorimin e barnave duhet t’i informojë qytetarët edhe për mundësinë e kthimit të tyre”, sqaron Hoti.

Farmacistët nuk dinë gjë për udhëzimin

Por, asnjë nga farmacistët kryeqytetas të kontaktuar nga “Zëri” nuk kanë dijeni për ekzistimin e një udhëzimi të tillë administrativ e aq më pak për obligimin e tyre karshi qytetarëve për t’i informuar ata.

Ndonëse thotë se ka një përvojë të gjatë pune farmacisti tek “Farma Company” thotë se nuk ka njohuri për këtë udhëzim administrativ, i cili sipas tij është shumë i palogjikshëm.

Ndërkaq, farmacistja tek “Nevea”, që nuk dëshiron të identifikohet për gazetën thotë se farmacia e tyre e ka problem menaxhimin e barnave të veta me afat të skaduar, për të cilat është duke pritur përgjigjen nga MSH-ja në kërkim të ndonjë zgjidhje për shkatërrimin e tyre. As në “Leka Med” farmacistet nuk kanë kurrfarë njohurish për udhëzimin administrativ 05/2008.

Raif Emini, i cili shumë shpesh blen antibiotik dhe barna të ndryshme jo vetëm për fëmijët e tij, që i sëmurën shpesh, por edhe për dy prindërit me sëmundje kronike, thotë se kohë pas kohe në “farmacinë” familjare grumbullohen barna me afat të skaduar, të cilat zakonisht i hedh në vendin e caktuar për mbeturina.

“Gjithmonë ashtu i kemi hedhur. Unë nuk e kam ditur se ato janë të dëmshme për ambientin dhe se mund t’i kthej në qendrat e mjekësisë familjare”, thotë ai pak kohë pasi ka dal nga farmacia me një qese me ilaçe, që i kanë kushtuar rreth 30 euro.

QKUK-ja edhe më herët ka qenë e pajisur me një furrë speciale-inserator për djegien e mbeturinave medicinale, por vitin e kaluar nga Ministria e Mjedisit ka marrë si donacion një inserator, që është fjala e fundit e teknikës i pajisur edhe me filtra të posaçëm, të cilët pengojnë ndotjen e ambientit gjatë djegies së materialeve shpenzuese.

 

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu thotë se përveç mbeturinave të veta medicinale varësisht nga marrëveshjet dhe kontratat me institucionet tjera shëndetësore kanë bërë shkatërrimin edhe të mbeturinave të tyre. Edhe në barnatoren qendrore të kësaj qendre janë grumbulluar një sasi e vogël e barnave me afat të skaduar, të cilat Fazliu thotë se janë duke u ruajtur në një vend të veçantë në pritje, që MSH-ja të gjejë ndonjë zgjidhje për shkatërrimin e tyre.

Nga ana tjetër Hoti thotë se MSH-ja është në proces, që të gjejë një kompani profesionale nëpërmes shpalljes së shprehjes së interesit që do të merret me shkatërrimin e tyre. Ai ka sqaruar se nga farmacitë dhe institucionet shëndetësore, të cilave u janë grumbulluar barna me afat të skaduar do të kërkohet që t’i sjellin ato dhe më pas me asgjësimin e tyre do të merret MSH-ja. Sipas tij, duhen kushte specifike për asgjësimin e barnave me afat të skaduar, ndërsa më problematike është asgjësimi i atyre produkteve, që përmbajnë substanca aktive.

 

Ndërkaq, me nivelin e ndotjes së ambientit nga mbeturinat medicinale merret Ministria e Mjedisit. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Shefqet Zekës asgjësimi i këtyre mbeturinave në kushte jo profesionale ka efekte të shumëfishta ndotëse për ambientin.

Ai thotë se një komision i përbashkët i MSH-së dhe i Ministrisë së Mjedisit janë duke u marrë me evidentimin e barnave me afat të skaduar, proces ky që do të pasohet me përzgjedhjen e një kompanie profesionale, të cilës do t’i besohet asgjësimi i tyre.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close