Publikuar me datën: Tue, Dec 7th, 2010

Barcelona shkëlqen edhe me rezervistë

Barcelonë, 7 dhjetor – Trajneri i skuadrës kampione të Spanjës, Barcelonës, Pep Guardiola, ka nxjerr ekipin rezerv përball rusëve të Rubin Kazanit, por as ata nuk e kanë dëshpëruar. Barcelona, të martën mbrëma në “Camp Nou”, në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve mposhti Rubinin me shifrat 2:0.
Andreu Fontas (51′) dhe Victor Vazquez (83′) shënuan për fitoren e radhës të katalunasve.
Në të vërtetë, Barcelona kishte siguruar plasmanin si e para nga Grupi D edhe para kësaj ndeshje dhe kjo e fundi i shërbeu Guardiolas për të parë edhe formën e lojtarëve të tjerë që kanë pak mundësi të tregohen në ndeshje të forta. Në këtë ndeshje, Guardiola aktivizoi vetëm dy lojtarë të përbërjes së parë: Gerrad Piquen dhe Sergio Busquetsin, të tjerët ishin rezervistë. Për çdo rast, Lionel Messi u la në bankën e rezervistëve. Për të nuk pati nevojë, ndonëse luajti në minutat e fundit.
Kjo është fitorja e parë e Barcelonës kundër Rubinit. Në Tri ballafaqimet e mëparshme, kishte humbur njëherë dhe kishte barazuar në dy raste të tjera. Rubini me këtë humbje përshëndetet nga Liga e Kampionëve dhe stinorin e vazhdon në Europa League, si skuadër e tretë në grup. Bashkë me Barcelonën për më tutje shkon edhe Copenhageni, si skuadër e dytë, ndërkohë Panathinaikosi u përshëndet nga të gjitha garat.
Kampioni i Evropës, Interi, ka dëshpëruar edhe një herë. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez u mposht bindshëm në Bremen nga Werderi me rezultatin 3:0. Megjithë humbjen, Interi shkoi tutje në fazën e dytë, derisa skuadra gjermane u përshëndet nga garat evropiane. I pari në këtë grup përfundoi Tottenhami që barazoi me Twenten (3:3). Skuadra holandeze, Twente, ku aktivizohet edhe kosovari Emir Bajrami, garat do t’i vazhdojë në Europa Leageu, pasi përfundoi e treta në grup.

B O X*****
Grupi A
Twente – Tottenham    3:3
(Landzaat 22′ pen., Rosales 55′, Chadli 64′ – Wisgerhof 12′ ag., Defoe 47′, 59′)

Bremen – Inter    3:0
(Prodl 39′, Arnautoviq 49′, Pizarro 88′)

1. Tottenham    6    11
2. Inter    6    10
3. Twente    6    6
4. Bremen    6    5

Grupi B
Lyon – H. Tel-Aviv    2:2
(Lisandro 62′, Lacazette 88′ – Sahar 63′, Zahavi 69′)

Benfica – Schalke    1:2
(Luisao 87′ – Jurado 19′, Howedes 81′)

1. Schalke    6    13
2. Lyon    6    10
3. Benfica    6    6
4. H. Tel-Aviv    6    5

Grupi C
Man. Utd – Valencia    1:1
(Anderson 62′ – Hernandez 32′)

Bursaspor – Ranger    1:1
(Miller 19′ – Yildirim 79′)

1. Man. Utd    6    14
2. Valencia    6    11
3. Rangers    6    6
4. Bursaspor    6    1

Grupi D
Barcelona – Rubin    2:0
(Fontas 51′, Vasquez 83′)

Copenhagen – Panathinaikos    3:1
(Vingaard 26′, Gronkjaer 50′ pen., Cisse 73′ ag. – Kante 90′)

1. Barcelona    6    14
2. Copenhagen    6    10
3. Rubin    6    6
4. Panathinaikos    6    2

(Vërejte: Dy skuadrat e para të secilit grup vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve, skuadra e tretë në Europa League, kurse e katërta përshëndetet me Evropën për këtë stinor)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close