Publikuar me datën: Sun, May 26th, 2013

Barcelona po insiston për Adnan Januzajn

Skuadra e madhe spanjolle Barcelona është duke insistuar për transferimin e mesfushorit të ri kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, bën të ditur gazeta britanike “The Sun”, të shtunën. Januzaj 18-vjeçar po vlerësohet si talent i madh, ndërsa ai këtë edicion është shpallur lojtari më i mirë i vitit te skuadra rezervë e Unitedit. Madje ishte shpallur edhe lojtari më i mirë i turneut prestigjioz për të rinj “FIFA Youth Cup”. Me paraqitjet e tij, Januzaj ka “detyruar” Barcelonën që të bëjë të gatshme ofertën për të. Barcelona kishte dashur të transferonte Januzajn dy vite më parë, kur ai ishte lojtar i Anderlechtit. Mirëpo, Manchester Unitedi pati fituar luftën për transferimin e talentit kosovar, duke e bërë Januzajn lojtarin më të paguar në akademi.

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, David Moyes, po përgatit një kontratë të re për Januzajn dhe me të shpreson që të bindë 18-vjeçarin që të qëndrojë dhe të heqë dorë nga oferta e Barcelonës.

Manchester Unitedi gjatë vitit të fundit ka humbur tre lojtarë të rinj me emër si Ravel Morrisonin, Paul Pogban e Zeki Fryersin, dhe tash rrezikon të humbasë edhe Januzajn.

Januzaj ishte grumbulluar me skuadrën e parë të Manchester Unitedit, fundjavën e kaluar në ndeshjen e xhiros së fundit të Premier Leagues së Anglisë që “djajtë e kuq” e barazuan në udhëtim ndaj WBA-së me rezultatin 5:5. Ai nuk u aktivizua në atë ndeshje, por vlerësohet se është fare pranë ekipit të parë.

Januzaj është vlerësuar lart nga trajneri legjendar i Unitedit, Sir Alex Ferguson. Ai e kishte cilësuar Januzajn si lojtar mjaft të balancuar dhe shumë të mirë teknikisht. Ferguson ka lënë postin e trajnerit të Unitedit në fund të stinorit.

“Unë gjithmonë mundohem ta bëj më të mirën dhe të arrij në skuadër. Shpresoj të aktivizohem në skuadrën e parë në të ardhmen. Do të vazhdoj të punoj fortë dhe të arrij në skuadrën e parë. Shpresoj të kem një karrierë të madhe te Manchester Unitedi”, kishte deklaruar më herët Januzaj.

Ai ka lindur në Belgjikë, ndërsa ende nuk ka vendosur se cilin vend do ta prezantojë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close